Tuesday, April 23, 2024

Fiton trofeun e sportistit më të mirë, por përfundon në spital. Izmir Smajlaj, në pritje të operacionit, rrezikon pjesëmarrjen në Europian, Botëror dhe Olimpiadë

Lexo

Një tribunë e tërë e stadiumit “Loro Boriçi” ka qënë dje pasdite në  mbështetje të super kampionit të atletikës shqiptare, shkodranit Izmir Smajlaj. Ndonëse prej disa vitesh konkuron për ngjyrat e klubit të Tiranës, tifozët shkodrane nuk ia kanë kursyer duatrokitjet bashkëqytetarit të tyre.

E ka pritur me shumë emocion konkurimin në pistën e stadiumit “Loro Boriçi”, aty ku e nisi sportin e bukur të atletikës dhe që nën drejtimin e trajnerit Vildan Tufi, korri suksese të shumta si kampion dhe rekordmen i atletikës shqiptare, dhe po ashtu edhe me rezultate të larta ndërkombëtare.

Ndërkohë, tani, i rikthyer përsëri në Shkodër nën patronazhin e trajnerit të tij, Gjergj Ruli, njëherazi edhe në cilësinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Atletikës, me të cilin ka kapur majat më të larta të atletikës shqiptare, por edhe asaj Europiane dhe Botërore, e kërkonte më ngulm një rekord kombëtar në garën e Kërcimit së Gjati.

Në kërcimet e para mbërriti deri tek shifra 7.87 metra, rezultat ky që e shpalli fitues të vendit të parë në këtë disiplinë gare, madje, duke merituar edhe trofeun e atletit më të mirë të aktivitetit.

Megjithatë, në një kërcim tjetër të radhës, atë të pestin, Izmiri ngulmoi për të shkuar tek shifra rekord, një premtim që në një farë mënyre na e bëri edhe ne pjesëtarëve të medias sportive, teksa kryente nxemjen e zakonshme në pistën e “Loro Boriçit”.

Por, fatkeqësisht, kërcimi i pestë nuk ka shkuar fare mirë, sepse pas rrahjes në pedanë, ka pasur probleme serioze me gjurin e majtë. Stafi mjekësor, dhe sepcialistë të tjerë të atletikës i janë gjendur menjëherë pranë duke i dhënë ndihmën e shpejtë.

Fillimisht, u mendua se mund të ishte diçka e lehtë që mund ta kalonte pa lënë pasoja, por, më pas teksa transportohej me barrel në autoambulancën e aktivitetit për në Spitalin Rajonal Shkodër, u kuptua se pasojat janë më të rënda.

Lajmin e bën të ditur për Veriu Sport, trajneri i tij, Gjergj Ruli, sipas të cilit, Izmir Smajlaj, ka dëmtuar ligamentin e gjurit, dhe fatkeqësisht, me masën e rëndë të këtij dëmtimi, kampioni Smajlaj, rrezikon pjesëmarrjen në veprimtaritë shumë të rëndësishme ndërkombëtare të atletikës, Kampionatin Europian, atë Botëror, por edhe Lojërat Mesdhetare në Oran.

Me këtë rast, trajneri por edhe presidenti i FSHA, Ruli, shton se nga ana e tij dhe strukturave të federatës, ka nisur menjëherë interesimi për ndërhyrjen kijurgjikale, e cila pritet të realizohet në një nga klinikat më të specializuara italiane.

Veriu Sport, i uron shërim sa më të shpejtë kampionit dhe rekordmenit, Izmir Smajlaj dhe rikthim edhe më i fortë, në formën e tij më të mirë sportive.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img