Saturday, May 4, 2024

Futsallë-Kampionati Kombëtar/Tirana dhe Diamant në finale

Lexo

Kampionati Kombëtar i Futsallës për këtë edicion futbollistik ka mbërritur në duelin final të dy skuadrave më të mira të këtij sezoni. Dy ndeshjet e fazës play-off u zhvilluan ditën e djeshme në pallatin “Asllan Rusi” në kryeqytet, me Tirana Futsall që siguroi finalen pasi mundi Elbasanin Futsal me rezultatin 3-0, ndërsa Diamant Futsall mundi Flamurtarin Futsall, duke triumfuar me shifrat 3-1.

Kështu, Tirana Futsall – Diamant Futsall, janë dy skuadrat fialiste, prej të cilave do të dalë kampionia e këtij viti, ku deri më tani, ora dhe vendi ku do të luhet kjo ndeshje mbeten për t’u përcaktuar nga federate përkatëse e Futsallë.

Kampionati Kombëtar i Futsallës u zhvillua për gjashtë javë me radhë, ku ekip fitues i këtij edicioni u shpall Tirana Futsall. Më pas skuadrat iu drejtuan fazës play-off e tani do të zhvillojnë edhe finalen e madhe për të përcaktuar kampionin e këtij edicioni që siguron një biletë për në kompeticionet europiane në futsall.

Në edicionin e ardhshëm pritet që ky kampionat të ketë të paktën 10 skuadra që do të garojnë për të fituar titullin kampion të vendit dhe të sigurojnë një biletë për në turnetë europian të UEFA-s në futsall.

 

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img