Fitorja ndaj Kukësit, trajneri Kolela i kënaqur me ecurinë e skuadrës

“Gjëja pozitive si fillim është që fitojmë. Pastaj fakti që konkurrentët tanë humbën, i shton më shumë rëndësi fitores.

Më kujtohet se dikush kishte thënë në janar se nuk kishim bërë merkato. Por ne kemi marrë lojtarë të mirë dhe sidomos rikuperuam Da Silvan i cili nuk ishte prej katër muajsh. Përtej kësaj, jam shumë i lumtur edhe me mënyrën se si stërviten e japin kontribut për ekipin edhe ata të cilët luajnë më pak. Janë vënë në dispozicion, na japin cilësi si gjatë javës, ashtu edhe në ndeshje.

Unë jam i lumtur kur skuadra ime fiton. Nëse kampionati mbyllet tani, jemi ende pas 2 pikë, ndaj nuk ka shumë gjëra për të cilat të jem i lumtur.

Derbi? Tani mendoj të shkoj të ha se jam i uritur, gjëja e parë. Pastaj për derbin kam disa ditë për të menduar, ndaj nuk kam pse të mendoj tani”, tha Kolela për “Oversport” pas ndeshjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu