Monday, June 24, 2024

Formula 1-Një garë për t’u harruar ajo e Belgjikës

Lexo

Një pistë që ka bërë histori në Formula 1, por në një ditë me shi, u morën vendime me shumë vonesë e mbi të gjitha të gabuara. Nën qiellin e errët të Spa-Francorchamps, e diela e 29 gushtit u kthye në një hap fals për të gjithë drejtuesit e Formula 1, me në krye Domenicalin. Sigurisht që situata ishte shumë e ndërlikuar, por gjykimi duhej të ishte më i kthjellët, sidomos përsa i përket dhënies së pikëve në fund të garës, gjë që mund të ndikojë në luftën për titull. Kjo gjë është në antitezë me shpirtin e garës në Formula 1, madje edhe të vetë sportit, që ka si objektiv, konkurrimin e barabartë.

Max Verstappen fitoi pa garuar fare, Russell arriti në të njëjtën mënyrë në pod, gjithashtu edhe Leëis Hamilton. Pak vlerë ka nëse atyre iu dhanë gjysma e pikëve. E drejtë do të ishte që gara të mos ishte bërë fare. Duhej kurajo nga ana e pilotëve që të ngrinin zërin dhe të kërkonin të drejtën e tyre. Pasi në prag është gara e Monzës, e cila mund të ketë të njëjtat kushte atmosferike.

Por kurajo nuk kishin as drejtuesit e garës, pasi zgjodhën të ekzekutonin një vendim, i cili ka vetëm vlerë statistikore, kur më vonë në arkivat e Formula 1 do të shkruhet që gara e Belgjikës u krye, pa pasoja ekonomike e kontraktuale. Ndërsa pilotët nuk reagojnë fare me zë. Pas garës, diku hedhin të nervozuar dorezat, kaskat të hequra me zemërim vendosur mbi tavolinë, fytyra që shprehin zhgënjim. Por vetëm kaq. Gjithçka mbyllet këtu. Çmimi i Madh i Belgjikës 2021 do të hyjë në histori. Të gjithë po mendojnë për garën e ardhshme.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img