Thursday, May 9, 2024

Foto Lajm-Tifozi shkodran Brilant Ciroka pozon me kapitenin kuqezi, Berat Gjimshiti në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës: Çeki-Shqipëri 1 me 1

Lexo

Sfida, Çeki-Shqipëri, takim ky i luajtur mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës i vlefshëm për kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”, Grupi E, është shoqëruar me një atmosferë entuziazte në radhët e tifozërisë kuqezi që mbështeti fuqishëm kombëtaren shqiptare në këtë sfidë interesantE.

Mes fansave kuqezi, kishte edhe tizoz shkodran që kishin udhëtuar nga qyteti verior posaçërisht në Pragë për të mbështetur kombëtaren tonë. Njëri prej tyre është edhe Brilant Ciroka, një tifoz i thekur i Vllaznisë në vite, i cili të njëjtën gjë bën edhe për kombëtaren kuqezi, teksa e ndjek atë në të gjitha ndeshjet ku ajo luan, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Një gjë të tillë, Brilanti e bëri edhe për ndeshjen e së enjtes, Çeki-Shqipëri, të cilën e shoqëron me foton e realizuar me kapitenin kuqezi, Berat Gjimshiti.

“Me Berat Gjimshitin. Foto live nga stadiumi Fortuna në Pragë. I urojmë kombëtares tonë suksese! Shqipëtari.”, shkruan shkodrani Brilant Ciroka në foton e postuar live nga stadiumi çek i Pragës.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img