Friday, May 10, 2024

Kapiteni i kombëtares kuqezi Berat Xhimshiti: Barazuam kundër një kundërshtari të forte që luan çdo dy vite në Europian ose Botëror!

Lexo

Berat Xhimshiti ka folur pas barazimit 1-1 kunder Çekise. Qendermbrojtesi i Kombetares deklaroi per mediat:

“Ishte nje ndeshje e tensionuar. Ishte qellimi yne per te dhene gjithçka ne kete ndeshje. Ata jane me te forte fizikisht se ne,por nuk mund te fitonin duelet. Treguam nje ndeshje fizike te mire. Besoj se e merituam kete pike.

Pika? Do te na vleje shume. Barazuam kunder nje kundershtari te forte qe luan çdo dy vite ne Europian ose Boteror. Te them te drejten na kane motivuar shume dhe tifozet. Mu duk se ishin me shume tanet se te atyre. I falenderoj shume.

Europiani? Shpresoj qe te shkojme,te jete ky viti i duhur. Kam qene jashte ne 2016-en. Ne ate moment kam qene i zhgenjyer. Mentaliteti im ka qene gjithmone te fitojme. Besoj se ky eshte viti i duhur per te gjithe. Eshte diçka shume e bukur per te gjithe ne. Dje erdhi babai me disa shoke nga Zvicra. Ata kane qene edhe ne Danimarke kur kam debutuar. Ndoshta me sjell fat serish”, tha ai.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img