Friday, May 3, 2024

FSHF organizon workshop mbi arbitrazhin sportiv me ekspertë ndërkombëtarë

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë ditën e martë workshopin me temë “Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, Çështje të Zgjedhura Procedurale dhe Fair-Play Financiar” me pjesëmarrjen e figurave të njohura të së drejtës sportive në Europë dhe në Shqipëri.

Ky është një workshop i programuar në kuadër të politikave të federatës Shqiptare të Futbollit për shkëmbimin e dijes mes organeve juridike të fshf dhe atyre të uefa-s. Workshop-i do të trajtojë specifikisht disa çështje me natyrë procedurale dhe themelore të arbitrazhit në KAS, pranueshmërisë së  padive, ndihmën juridike falas dhe fair-play-n financiar.

Prezent në këtë takim do të jenë anëtarët e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, anëtarët e Komisionit të Apelit, DHKZK dhe Komisionit të Licencimit si dhe juristë të klubeve anëtare të FSHF.

Folës do të jenë emra të njohur si Giulio Palermo avokat në studion Archipel në Gjenevë; Jacopo Tognon, Avokat, Pedagog i Universitetit të Padovas dhe Arbitër në KAS; si dhe William McAuliffe, Kreu i Disiplinës në UEFA.

Ky workshop është i dyti që organizohet në Tiranë pas atij të janarit 2019 dhe do të shërbejë gjithashtu si një lloj platforme për krijimin e kontakteve mes profesionistëve të së drejtës sportive.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img