Sunday, May 5, 2024

FSHF Sunday League Albania / Prestige-Kastriotët do të jetë finalja e madhe për titullin kampion

Lexo

Kampionati i futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League” për këtë edicion ka mbërritur në stacion e fundit, teksa është përcaktuar edhe dy ekipet finaliste që do të garojnë për titullin kampion.

Këtë javë janë luajtur edhe dy ndeshjet gjysmëfinale, teksa Prestige dhe Kastriotët kanë triumfuar, duke siguruar kështu finalen e edicionit.

Të dyja sfidat janë mbyllur brenda kohës së rregullt, me Prestige që mundi FC Dussel me rezultatin 3-1. Prestige kaloi e para në avantazh, por Dussel barazoi ndërsa në minutat e fundit Prestige shënoi edhe dy herë të tjera duke vulosur kualifikimin, ndërsa në sfidën tjetër Kastriotët mposhtën në shifrat 3-0 Vila L.

Pretige – Kastriotët do të jetë finalja e FSHF Sunday League Albania me datën dhe orarin e sfidës që mbeten për t’u përcaktuar.

Sakaq, është përcaktuar edhe finalja e FSHF Cup për këtë edicion me ndeshjen Panthers Shkodër-Hidro Alfa, që do të luhet në fushën e Shtëpisë së Futbollit më datën 19 maj 2023 duke nisur në pra 20:00.

Më poshtë edhe rezultatet e gjysmëfinaleve në FSHF Sunday League Albania:

FSHF Sunday League Albania

Kupa e kampionit

Gjysmëfinalet

Prestige – Dussel                              3-1

Kastriotët – Vila L                             3-0

Finalja

Prestige – Kastriotët

Finalja e FSHF CUP

Panthers Shkodër – Hidro Alfa

Dt. 19.05.2023, ora 20:00, fusha e Shtëpisë së Futbollit

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img