Thursday, April 25, 2024

Futboll-Kupa të dielën, Superiorja, Kategoria e parë dhe e dytë starton të mërkurën e ardhshme

Lexo

Mbyllja e bojkotit të Liges Profesioniste i ka dhënë frymëmarrje të gjitha kategorive të futbollit shqiptar. Në njoftimet e para të dala nga institucioni i futbollit shqiptar, fillimisht u tha se kategoria e parë, e dytë dhe moshat do të luhen në fundjavë, por më pas me vendimin që Kupa të luhet të dielën janë bërë dhe spostimet e rastit. Kështu, po nga i njëjti institucion mësohet se ditën e diel do të luhen vetem ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë si dhe kampionatet e moshave, ndërkohë që kampionati i kategorisë së parë dhe të dytë janë shtyrë për të mërkuren e ardhshme të 4 nëntorit, ditë kur do të startojë edhe kategoria Superiore.

Referuar Kupës së Shqipërisë, ditën e diel të 1 nëntorit, duke filluar nga ora 13:30 do të luhen 16 çiftet e para të këtij kompeticioni. Në grupin A kemi këto çifte: Tirana-Shkumbini, Laçi-Vora, Teuta-Tërbuni, Bylis-Veleçiku, Flamurtari-Dinamo, Kastrioti-Burreli, Besëlidhja-Egnatia, Korabi-Erzeni. Ndërsa në grupin B, kalendari i ndeshjeve është ky: Vllaznia-Devolli, Kukësi-Maliqi, Skënderbeu-Tomorri, Partizani-Iliria, Luftëtari-Elbasani, Apolonia-Turbina, Pogradeci-Oriku, Lushnja-Besa.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img