Thursday, May 16, 2024

Futboll 5×5-Panters mund Manchester 5-3. Albert Kaçi dhuron spektakël me 4 gola mjeshtrore

Lexo

Panters-Manchester 5-3(Shënues: Albert Kaçi(4), Irlind Zaja/Ermir Lera, Edison Puka(2)

E shtunë, 5 mars 2022, ora 18.00, Kompleksi sportiv “Lici” Shkodër

Formacioni i Panters: Ardit Dimnaku, Admir Teli, Ardit Mesi, Albert Kaçi, Irlind Zaja(Engin Çiellza, Eglant Berhani, Asar Bashi, Aldi Bashi, Ormir Kacerja, Fatjon Nutaj). Trajner: Admir Teli-President Ergi Axhani

Ndërkohë që ekipi “Air Albania”, në përbërje të cilit ka lojtarë mjaft cilësor, ka siguruar vendin e parë dy javë përpara përfundimit, emocionet e Kampionatit Kombëtar të Futbollit Amator, Kalçeto 5×5 janë përqëndruar tek lufta sportive për vendin e dytë. Vend i cili është mjaft i rëndësishëm, pasi dy të parat e çdo grupi rajonal shkojnë në fazën finale Play-Off për të garuar me skuadrat e tjera kualifikuese të vendit.

Ashtu siç e bëmë të ditur pak ditë më parë në pragndeshjet e kësaj jave, Manchester dhe Panters, me 18 dhe 17 pikë secili ishin pretendentë për vendin e dytë në grupin e Shkodrës. Ishte kjo arsyeja që përballja e tyre direkte mbrëmjen e sotme në Kalçeton “Lici” u ndoq me një interesim shumë të madhe nga ana e tifozërisë shkodrane.

Për ekipin Panters me president Ergi Axhanin, ka menduar Albert Kaçi, i cili ashtu si në rininë e tij kur shpallej kampion me Vllazninë dhe Elbasanin, shpërtheu në katër gola spektakularë, njëri më i bukur se tjetri, ku së bashku edhe me golin tjetër të kolegut të tij Irlind Zaja bënë të pavlefshëm tre golat e kundërshtarit, dy të Edison Pukës dhe një të Ermir Lerës.

Por, për fitoren e Panters, meritë ka edhe prapavija, duke filluar me dy portjerët, Ardit Dimnaku dhe Fatjon Nutaj, shtatlartin e mbrojtjes, ish futbollistin kuqezi Admir Teli, njëkohësisht edhe trajner i skuadrës, si dhe të gjithë të tjerët, përfshirë edhe mbështetjen e presidentit pasionant Axhani që më herët edhe ai ishte pjesë e formacionit, por që për arsye dëmtimi në ndeshjet e fundit nuk po aktivizohet në lojë.

Fitorja e mbrëmjes së sotme nga ana e Panters, ka bërë që të ketë rrokadë në renditje, ku tashmë vendi i dytë i takon Panters me 21 pikë duke spostuar në vendin e tretë Manchester me 18 pikë.

Në këtë mënyrë, kur duhen edhe dy japë për të përfunduar kampionati, bazuar edhe në kalendarin që kanë dy ekipet rivale, ku Manchester do të përballet me ekipin kryesues Air Albania dhe Panters ka dy ndeshje të lehtë në letër, kualifikimi i këtij të fundit, Panters për në Play Off, duket se është më pranë. Megjithatë, duhet pritur, sepse dy javët e mbetura mund të dhurojnë surpriza në rezultatet e tyre, pse jo edhe duke përmbysur renditjen.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img