Sunday, February 25, 2024

Futboll 9×9-FSHF Sunday League-Java e 10-të/ Panthers Shkodra humb me IMMI 0, Dajti regjistron humbjen e parë në grupin B, ATS nuk ndalet në grupin A

Lexo

Ka përfunduar java e 10-të e kampionatit kombëtar të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania” duke prodhuar një rezultat surprizë në grupin B. Kryesuesit e Dajti u mundën nga skuadra e Friends Team me rezultatin 2-1 dhe pësuan humbjen e parë këtë sezon.

Në anën tjetër Kastriotët fituan me rezultatin e thellë 6-2 ndaj Futura Dent dhe shkurtuan diferencën me kryesuesit. Dajti ndodhet në vendin e parë me 27 pikë dhe menjëherë pas tyre vijnë Kastriotët me 24 pikë. Në ndeshjet e tjera të grupit B, skuadrat e Gaia Triumph, Albamer, Antigonean, Jata Market, Ja Ar Plast dhe FC Parku fituan në sfidat e tyre.

Në grupin A, skuadra e ATS vijonë të kryesojë e vetme pasi mundi këtë javë ekipin e Hidro Alfa me rezultatin 1-4. Kjo ishte fitorja e shtatë radhazi për ATS dhe qëndron në krye me 26 pikë.

Menjëherë pas tyre vjen skuadra e IMMI që këtë javë triumfoi ndaj Panthers Shkodër 0-3. IMMI ndodhet në vendin e dytë me 25 pikë. Më tej në Grupin A, u regjistrua vetëm një barazim pa gola në sfidën FC Luminesen – Raiffeisen Bank 0-0, ndërsa skuadrat e MD, Dymbëdhjeta, PRIMO MFC, FB Passion dhe Vatër fituan në sfidat e tyre.

Më poshtë edhe rezultatet e javës së 10-të të kampionatit të futbollit amator 9×9:

Grupi A :

Vila – L – Dymbëdhjeta 2-3

MD – Legjendat 9×9 4-3

Hidro Alfa – ATS  1-4

PRIMO MFC – Barrikada 2-1

Panthers Shkodër – IMMI 0-3

FC Luminesen – Raiffeisen Bank 0-0

Ferraj FC – FB Passion 0-3

Vatër – Elso 3-1

 

Grupi B :

Roamel – Gaia Triumph 0-3

Friends Team – FC Dajti 2-1

Al Ar – Albamer 0-1

Antigonean – Coca Cola Tepelena

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img