Monday, April 29, 2024

Futboll 9×9-Kupa e FSHF-së, Panthers Shkodra mund Futura Dent 0-5 dhe kualifikohet në turin e dytë

Lexo

Futura Dent-MFC Panthers Shkodra  0-5

(Shënues: Brendon Smajli 2, Oltion Drabeja 2, Adi Mehja 1)

Formacioni i MFC Panther: Fatjon Nutaj, Adi Mehja, Izmirald Osmani, Asar Bashi, Oltion Drabeja, Semir Gokaj, Albert Mila, Brendon Smajli, Vadano Nimani.(U aktivizuan: Fatjon Marku, Redi Osmanaga). Trajner: Fatmir Axhani

Krahas Kampionatit Kombëtar të futbollit amator 9×9, i cili është në javën e nëntë dhe skuadra e Shkodrës, MFC Panthers ka një bilanc shumë pozitiv, shtatë fitore dhe një barazim, Federata Shqiptare e Futbollit, ka nisur prej ditës së sotme edhe kompeticionin e Kupës së FSHF-së-FSHF Cup.

Në turin e parë, skuadra shkodrane MFC Panthers është ndeshur me Futura Dent të Tiranës, të cilën e ka mundur me rezultatin e thellë, 5-0. Ndeshja në fjalë është zhvilluar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, aty ku Brendon Smajli  dhe Oltion Drabeja kanë shkëlqyer duke shënuar nga dy dopita, dhe së bashku me golin tjetër të Adi Mehjes, kanë shpartalluar skuadrën vendase me shifrat 0-5.

Sipas rregullores së FSHF-së, kupa e federatës zhvillohet me nga një takim me eleminim, dhe kështu, me këtë fitore, MFC Panthers është kualifikuar në turin tjetër së bashkë me 17 skuadrat e kualifikuara nga 34 që janë pjesëmarrëse në aktivitet.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img