Tuesday, April 16, 2024

“Katar 2022”-Dueli i parë që shkon në shtesë dhe penallti. Kroacia, eleminon Japoninë, “heroi” i takimit, Livakoviç, pret 3 penallti

Lexo

Japoni-Kroaci 1-1(Shënues: 43′ Maeda/ 56′ Perisiç)

Penalltitë: 1-3

Japonia: Minamino -, Mitoma -, Asano +, Joshida-

Kroacia: Vlasiç +, Perisiç+, Livaja -, Pasaliç +

Goli i japonezëve në fundin e pjesës së parë u duk se do të regjistronte surprizën e radhës për kombëtaren e tyre. Por, kroatët barazojnë me të filluar e dyta, e pastaj barazpesha vijon deri në fund të 90-të minutave të kohës së rregullt. Dueli i parë që kërkon kohën shtesë për të përcaktuar ekipin kualifikues në çerekfinale. Por, nuk mjafton me kaq sepse, edhe shtesa prej30-të minutash nuk zgjidhë asgjë duke ia lënë më pas radhën gjuajtjen penalltive, ku ashtu si katër vite më parë kur eleminoi Danimarkën, bërë të njëjtën gjë edhe këtë herë, ku ndër të tjera, pati mbështetjen e “heroit” Livakoviç që arriti të presë plot tre penallti.

Kroacia kualifikohet kështu çerekfinale të Katarit 2022, ku do të përballet me fituesin e Brazil-Kore e Jugut. Japonezët tentojnë një tjetër sukses pas atyre me Gjermaninë dhe Spanjën dhe e mbyllin pjesën e parë në avantazh falë një goli të Maeda (43′). Kroatët patën vështirësi për të krijuar lojë, por barazuan në minutën e 55-të falë një goditjeje të shkëlqyer me kokë të Perisic pas një asistimi të Lovren. Më pas Livakovic dhe Gonda i shpëtojnë portat respective përballë Endo dhe Modric. Pak ndodh në kohën shtesë dhe portieri Livakovic është vendimtar në gjuajtjen e penalltive, duke pritur gjuajtjet e Minamino, Mitoma dhe Yoshida. Penalltia e fundit është nga Atalantino Pasalic.

Statistikë

Kroacia është kualifikuar gjithmonë në tre ndeshjet e Kupës së Botës që përfunduan me penallti: tre nga tre duke përfshirë atë të sotmen (vetëm Gjermania, 4 nga 4, ka bërë më mirë në histori nga ato me 100% fitore në penallti).

Kroacia u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Botës për herë të tretë në historinë e saj, pas viteve 1998 dhe 2018.

Shtatë nga tetë ndeshjet e fundit me eliminim direkt në turnetë e mëdha ndërkombëtare (Europiane ose Kupa Botërore) ku përfshihet Kroacia, kanë kaluar në kohën shtesë, me përjashtim të finales së Kupës së Botës 2018 kundër Francës.

Ivan Perisic ka qenë aktivisht i përfshirë në dhjetë gola në 14 ndeshje të Kupës së Botës: që nga debutimi i tij në këtë kompeticion në vitin 2014, vetëm Lionel Messi (12 – tetë gola, katër asistime) dhe Kylian Mbappé (11 – nëntë gola, dy asistime) janë të përfshirë më shumë në shënimin e golave.

Perisic është një nga katër lojtarët (së bashku me Messin, Ronaldon dhe Shaqirin) të aftë për të shënuar të paktën një herë në secilën nga tre Kupat e fundit të Botës(2014, 2018, 2022).

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img