Tuesday, May 14, 2024

Futboll Femra-Eliminatoret e Botërorit/Shqipëria mundet nga Belgjika në “Elbasan Arena”

Lexo

Shqipëri – Belgjikë 0 – 5

Golat: De Caigny 37′, 43′, Ëullaert 39′, 57’, Blom 79’

Shqipëria: Viona Rexhepi, Alma Hila, Arbenita Curraj, Sara Maliqi, Endrina Elezaj, Qëndresa Krasniqi, Megi Doçi, Markela Bejleri, Lucie Gjini, Ezmiralda Franja dhe Kristina Maksuti. Trajner: Armir Grima

Kombëtarja shqiptare e femrave ka luajtur sot ndaj Belgjikës në stadiumin “Elbasan Arena” ndeshjen e radhës në eliminatoret e Kampionatin Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”. Sfida u mbyll me fitoren 0-5 të Belgjikës, që është një nga rivalet më të forta të grupit F.

Trajneri Armir Grima e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Viona Rexhepi, Alma Hila, Arbenita Curraj, Sara Maliqi, Endrina Elezaj, Qëndresa Krasniqi, Megi Doçi, Markela Bejleri, Lucie Gjini, Ezmiralda Franja dhe Kristina Maksuti.

Vajzat kuqezi e nisën mirë ndeshjen dhe u afruan në disa raste në portën e Belgjikës fillimisht me Krasniqin e më pas me Maksutin që provoi me një gjuajtje nga distanca. Me kalimin e minutave vajzat belge e shtojnë presionin para portës së Shqipërisë dhe në minutën e 37-të kalojnë në avantazh me anë të De Caigny, e cila zhbllokon rezultatin me një gjuajtje me kokë në qendër të zonës. Vetëm dy minuta më pas Wullaert arrin të dyfishojë rezultatin me një goditje të saktë fare pranë portës dhe në minutën e 43-të De Caigny realizon golin e tretë dhe të dytin personal. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 0-3 në favor të Belgjikës.

Në pjesë e dytë Shqipëria provon të reagojë, por nuk arrin dot të gjej rrugën e rrjetës. Në minutën e 57-të Belgjika i çon shifrat në 4-0 me golin e Ëullaert. Grima detyrohet të bëjë një zëvendësim të detyruar kur Endrina Elezaj e dëmtuar lë fushën e lojës. Në vendin e saj hyn Mimoza Hamidi. Në minutën e 79-të belget shënojnë edhe golin e pestë me Blom. Trajneri kuqezi bën disa zëvendësime duke hedhur në fushë Armela Tukajn, Esi Lufon dhe Mikaela Metallën, por rezultati nuk ndryshon deri në fund. Sfida mbyllet me fitoren 0-5 të Belgjikës, ndërkohë që tani Shqipëria do të përgatitet për ndeshjen e radhës ndaj Armenisë në transfertë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia-Egnatia, gjysmëfinalja e “Final 4, të dielën, ora 20:00, në “Air Albania”. K.F Vllaznia, njofton tifozët për shitjen e biletave

𝐍Ë 𝐕Ë𝐌𝐄𝐍𝐃𝐉𝐄! 𝐁𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐄𝐠𝐧𝐚𝐭𝐢𝐚- 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐞𝐧 edhe 𝐧ë 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝ë𝐫 Të nderuar sportdashës! Ju bëjmë me dije se duke filluar nga...
- Advertisement -spot_img