Friday, May 17, 2024

Shitja e biletave për ndeshjen, Vllaznia-Laçi, fillon të paraditen e së premtes

Lexo

Biletat për ndeshjen, Vllaznia-Laçi, takim ky për llogari të javës së 28-të të Kategorisë Superiore, që do të luhet në orën 16:45 të së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, do të fillojnë të shiten që prej paradites së premte.

Me këtë rast, si zakonisht, Klubi i Futbollit Vllaznia publikon për mediat edhe njoftimin në fjalë, ku jepen edhe detaje të hollësishme për çmimin e tyre sipas tribunave përkatëse.

Nga sa shikohet, çmimi i biletave sipas tribunave përkatëse, është i njëjtë me ato të ndeshjeve paraardhëse, duke variuar, që nga çmimi më i lirë, 200 lekë, deri në ato 1500 të tribunës VIP.

NJOFTIM

Duke filluar nga sot nis shitja online e biletave të ndeshjes Vllaznia- Laçi e cila luhet ditën e shtunë në orën 16.45 në stadiumin “Loro Boriçi”. Biletat mund t’i blini duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

http://bileta.fshf.org/

Ndërkohë nga nesër nis shitja në sportelet pranë stadiumit.

Eja edhe TI!

Forca Vllaznia!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img