Friday, April 19, 2024

Futboll femra-Ishin surpriza e kampionatit, KF Juban Danja-Murlani, e meriton një festë në mbylljen e vitit

Lexo

Nëse vertet Kampionati Kombëtar i Futbollit për Femra për këtë sezon kishte bukuri dhe rivalitet, një gjë të tillë ia ka dhënë edhe KF Juban Danja-Murlani. Bashkëpunimi në mes ekipit të njohur KF Juban Danja dhe KF Murlani që këtë sezon futbollistik vendosen të luajnë me një ekip të përbashkët, ka dhënë vertetë një rezultat pozitiv. Vetë paraqitjet e kësaj skuadre, me fitore, brenda dhe jashtë fushës së tyre, ku e fundit ishte ajo e javës së gjashtë  duke mundur në shtëpi Lushnjen me rezultatin 5 me 0, ka bërë që me të drejtë Juban Danja-Murlani të konsiderohet surpriza e këtij sezoni.

Vllaznia është natyrisht superfuqia e futbollit të femrave sot për sot, ku me të drejtë kryeson kampionatin me pikë të plota. Por, e rëndësishme është që në rivalitetin për vendin e dytë, është aty edhe Juban Danja-Murlani, duke justifikuar kështu punën shumë të mirë që është bërë gjatë kësaj periudhe me këtë ekip.

Ndaj, me të drejtë, në këto ditë festash të fundvitit, drejtuesit përkatës janë mbledhur në  Gardenland Resort-Barbullush Shkodër për të festuar në një darkë të përbashkët, gjë që pasqyrohet edhe në fotot që shoqërojnë shkrimin.

“Darka e fundvitit në Gardenland Resort. Falenderojmë vajzat, prindërit, stafin dhe KF Murlanin për mbështetjen dhe bashkëpunimin. Duke shpresuar që viti i ardhshëm të jetë edhe me i suksesshëm!! Gezuar.. Me vajzat e mrekullushme te kf JubanDanjaMurlan!!!”, citohet në postimin e shpërndarë në rrjetin social FB nga presidenti i Juban Danjes, Ferdinand Jaku.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img