Saturday, July 27, 2024

Futboll moshat Superiore-Vllaznia mysafire në kryeqytet(U-17 Partizani-VllazniA 1:5 dhe U-19 Partizani-Vllaznia 2:1

Lexo

Kampionati Kombëtar i futbollit për kategorinë Superiore të moshave U-17 dhe U-19 ka luajtur ndeshjet e javës së tetë. Dy ekipet e Akademisë të Futbollit Vllaznia këtë fundjavë ishin mysafirë në kryeqytet përballë ekipeve respektive të Partizanit. Të parët që kanë zbritur në fushën e lojës kanë qënë 17 vjeçarët, ku Vllaznia ka bërë një paraqitje të shkëlqyer duke e fituar ndeshjen me rezultatin e pastër 1 me 5. Për kuqeblutë, golat janë shënuar nga Matija, Dodaj, Cungu, Kodra dhe Boshti. Një fitore kjo, e cila ashtu si edhe ajo e javës së kaluar, tregon se skuadra e drejtuar trajnerët Brikeno Bizi dhe Denis Zmijani po rikthehet në rezultatet e duhura duke lënë pas atë fillim aspak të mirë të kampionatit, ku Vllaznia U-17 nuk ishte në nivelet e pritshme. Tre pikët e marra në transfertë bëjnë që kjo skuadër të ngjitet akoma më shumë në tabelë ku aktualisht mban vendin e gjashtë me dhjetë pikë.

Dhe, ndërsa mendohej se fitoren e 17 vjeçarëve do ta vijonin edhe 19 vjeçarët, të cilët u ndeshën në kryeqytet po përballë Partizanit, nuk ndodhi një gjë e tillë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani dhe kolegu i tij Gjon Kola është mundur me rezultatin 2 me 1. Diçka nuk ka shkuar në këtë ndeshje, pasi kuqeblutë kanë qënë në disavantazh gjatë të gjithë ndeshjes me rezultatin 2 me 0, ndërkohë që i vetmi gol i shënuar prej tyre me autor Muliun është regjistruar në minutën e 89-të të takimit duke shërbyer vetëm për ngushtimin e differences së rezultatit. Megjithatë, kjo nuk e zbeh lojën e mirë që Vllaznia U-19 ka demonstuar në javët e mëparshme, ku falë fitoreve të njëpasnjëshme ka arritur të grumbullojë 19 pikë, kuotë e cila, pamvarësisht humbjes në Tiranë me Partizanin vazhdon ta mbajë këtë skuadër në krye të tabelës së klasifikimit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img