Friday, April 26, 2024

Murlani debutues e nis me fitore kampionatin e kategorisë së tretë, mund Kinostudion 4-3

Lexo

KF Murlani – FC Kinostudio  4:3

(Shënues për Murlanin: Senad Kraja 15’, 25’, Ari Djepaxhia 66’, Albert Kaçi 85’)

E enjte 11 mars 2021, ora 13.30. Kompleksi Sportiv Kamëz-Tiranë

Formacioni i KF Murlanit

Portier: Fabiol Rexhepi

Mbrojtës: Vahedin Pepaj, Senad Lekaj, Suad Premci, Eriol Krymi

Mesfushor: Sabian Kraja, Kristian Gjini, Senad Kraja, Ardit Mesi

Sulmues Ari Djepaxhia, Vildan Kaçubela.

U aktivizuan gjatë ndeshjes edhe Festim Lani, Albert Kaçi, Erjon Kraja

Klubi i Futbollit Murlani e nis me fitore Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Tretë, teksa ka mundur me rezultatin e ngushtë 4 me 3 FC Kinostudion. Ndeshja e luajtur sot në Kompleksin Sportiv Kamëz-Tiranë është në kuadrin e javës së parë të sezonit 2020-2021 për kategorinë e tretë, por ajo çfar e bën edhe më të veçantë këtë sfidë është se për futbollistët, stafin dhe drejtuesit e KF Murlani kjo sfidë do të mbahet mend si ndeshja e parë zyrtare e këtij klubi, historia e të cilit me ditën e sotme. Në histori do të mbetet edhe formacioni i parë zyrtar i Murlanit.  Fabiol Rexhepi, Vahedin Pepaj, Senad Lekaj, Suad Premci, Eriol Krymi, Sabian Kraja, Kristian Gjini, Senad Kraja, Ardit Mesi, Ari Djepaxhia, Vildan Kaçubela, si dhe të aktivizuarit gjatë ndeshjes, Festim Lani, Albert Kaçi dhe Erjon Kraja, të udhëhequr nga trajneri i parë, Altin Xhahysa dhe kolegu i tij Elis Legata, janë protagonistët e kësaj sfide të parë. Në histori do të mbetën edhe golashënuesit, ato që me golat e tyre i dhanë 3 pikëshin e parë skuadrës së tyre, Senad Kraja dy, Ari Djepaxhia dhe Albert Kaçi nga një.

Ndeshja

E drejtuar nga një treshe gjyqtarësh të kolegjumit të Tiranës, ballafaqimi, KF Murlani-FC Kinostudio ka nisur i shpejtë dhe plot emocione kur të dyja skuadrat kanë shpalosur që në fillim veprime sulmuse duke kërkuar golin e avantazhit. Dhe, ai vjen për skuadrën shkodrane të Murlanit me anë të një emri të njohur si Senad Kraja, i cili më herët ka spikatur në ekipet zinxhir të Vllaznisë. Kraja shënon në të 15-tën golin e parë dhe pas dhjetë minutësh edhe golin e dytë duke e thelluar avantazhin në 2 me 0 për Murlanin. Në minutën e 31-të gjyqtari kryesor, për të cilën drejtuesit e Murlanit shprehin paksa rezerva, akordon penallti në favor të FC Kinostudios. Portjeri Rexhepi e pret goditjen nga pika e bardhë e penalltisë, topi rikthehet në lojë dhe më pas futbollistët e Kinostudios e godaasin përsëri duke e çuar në rrjetën e Murlanit. Me rezultatin 2 me 1 mbyllet pjesa e parë e kësaj ndeshje, ndërkohë që e dyta nis me një tjetër gol të Kinostudios duke bërë që rezultati të barazohet në 2 me 2. Tekniku Altin Xhahysa ndërhyn duke udhëzuar skuadrën të ndryshojë skemë dhe të sulmojë me forca të shumta për të gjetur golin e avantazhit, të cilin e siguron në minutën e 66-të me anë të Ari Djepaxhisë. Loja bëhet edhe më interesante, pasi Kinostudio nuk pajtohet me humbjen dhe pas dhjetë minutash arrin të barazojë rezultatin në 3-3 përmes një goditje dënimi. Tekniku Xhahysa kërkon suksesin në këtë ndeshje të parë përmes një emri të njohur, ish futbollistit të njohur të Vllaznisë Albert Kaçi, i cili pasi ka lënë Anglinë ku ka jetuar kohët e fundit me familjen  tij, është rikthyer në Shkodër duke u treguar i gatshëm të kontribuojë për Murlanin. Vetëm pak minuta pas aktivizimit në fushën  e lojës si zëvendësues, Kaçi godet mjeshtrisht në trekëndëshin e majtë të portjerit kundërshtar dhe direkt në rrjetë. 4 me 3 për Murlanin, por që fare mirë avantazhi mund të ishte edhe 5 me 3, kur kapiteni Vildan Kaçubela shpërdoron një penallti të dhënë në favor të skuadrës së tij, pasi topi i goditur prej tij godet shtyllën dhe del jashtë. Sidoqoftë, rezultati 4 me 3 në favor të Murlanit mjafton për ta nisur me fitore kampionatin, në një rrugë e cila pritet të shoqërohet edhe me fitore të tjera me synim realizimin e objektivit të marrë, kualifikimit një kategori më lart, atë të dytës, duke patur padyshim pretendime dhe objektiva të tjera edhe më të larta në vazhdimësi.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img