Tuesday, October 8, 2024

Futboll femra-Shorti i Liges së Kampioneve, Vllaznia përballë skuadres turke ALG Spor Kulubu

Lexo

Vllaznia e Shkodrës në cilësinë e kampiones së Shqipërisë në futboll për femra ka mësuar sot kundërshtarin që do të ketë në përballjen e turit të parë  Liges së Kampioneve. Shorti i hedhur mesditen e sotme në Nion të Zvicrës e ka vendosur skuadren kuqeblu përballë skuadres turke, ALG Spor Kulubu. Sipas formulës së përcaktuar nga institucioni i UEFA-s, çifti Vllaznia- ALG Spor Kulubu do të ketë vetem një ndeshje, dhe ajo do të luhet më datë 3 ose 4 nëntor në fushën e Vllaznisë dhe konkretisht në stadiumin “Loro Boriçi”.

Bazuar në klasifikimin e skuadrave pjesëmarrëse të grupeve përkatëse, një kundërshtar i mundshëm për skuadren shkodrane mund të ishte edhe skuadra kampione e Izraelit, por goglat fiksuar kampionen turke. Në komunikimin e menjëhershëm pas hedhjes së shortit që VeriuSport pati me presidentin e Vllaznisë në futboll për femra, Lazer Matija, mësoi se në kampin kuqeblu janë të kënaqur me verdiktin e shortit.

Sipas presidentit Matija, nëse do të kishin kundërshtar Izraelin, përpos të luajturit në transferte problem do të kishte edhe me dokumentacionin e tre futbollisteve të huaja që Vllaznia i ka bërë të vetat në merkaton e veres ku për kohën e shkurtër që është deri me diten e ndeshjes atom und të mos lejoheshin të udhëtonin me skuadren.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img