Liga e Kampioneve, mbyllet turi i parë, gola të shumtë dhe rezultate surprizë

Lexo

Vora vazhdon projektin dhe konfirmon bashkëpunimin me Mërgjyshin edhe një sezon në krye të skuadrës

Edhe një tjetër trajner është konfirmuar për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Artan Mërgjyshi i cili do të...

Zgjodhi Inter Miamin para katalanasve, Messi rrëfen: Ja pse nuk u ktheva te Barcelona

Lionel Messi i ka thënë lamtumirë PSG-së dhe ka vendosur të vazhdojë karrierën sportive në ligën amerikane të futbollit,...

Finalja e Kupës së Shqipërisë U17 Tirana-Vllaznia, live në RTSH Sport

Tirana dhe Vllaznia  U-17 vjeç do të ndeshen sot për trofeun e dytë sezonal, Kupën e Shqipërisë. Sfida nis në...

Pas ndeshjeve të së martes mbrëmjen e së mërkures janë luajtur edhe  ndeshjet e tjera të turit të parë të Liges së Kampioneve të Europës në futboll për sezonin 2020-2021. Një mbrëmje kjo interesante që dhuroi shumë gola, mes të cilave rezultati që tërhoqi më teper vemendjen ishte ai në mes Realit dhe Shakhtari, ndeshje kjo e fituar nga Shakhtari me rezultatin 2 me 3.

Përpos kësaj ndeshje spikati edhe ajo mes Bajernit Atletiko Madrid ku gjermanët arrijnë të fitojnë thellësisht me rezultatin 4 me 0. Autor të golave për Bajernin ishin Koman përkatësisht në minutat 29 dhe 72, si dhe Goretzka minuta e 41-të dhe Toliso në të 66-ten.

Barazim drithërues në çiftin Inter-Borusia Mynshenglabahun, ballafaqim i mbyllur në shifrat e barabarta 2 me 2. Italianët i janë falur Lulakut, i cili shënoi dy gola, sidomos ai i minutes së fundit që fiksoi barazimin duke e shpëtuar skuadren nga humbja. Dy golat e tjerë të kësaj ndeshje, ato të skuadres Borusia Mynshenglabahun u shënuan nga Bensebaini dhe Hofman përkatësisht në minutat 62 me penallti dhe  85-ten. Takimet e tjera të kësaj mbrëmje dhanë këto rezultate: Ajaks-Liverpul 0-1, Mançester Siti-Porto 3-1, Midtjlan-Atalanta 0-4, Olimpiakos-Marsejë 1-0.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -