Tuesday, April 23, 2024

Futboll Femra-Shqipëria mundet thellësisht nga Kosova, 6-0-Eliminatoret e Europianit U-17, Grupin B

Lexo

Shqipëri-Kosovë  0-6

Shënues: Shënuese: Paci 6′, 54′, Shabani 10′, 44′, Feka 49′, Ndoci 75′ (ag) 

Formacioni i Shqipërisë U-17: Mone, Ndoci, Reshiti, Vasa, Bushati, Brahaj, Ago, Methoxha, Ndoj, Nika dhe Hasaj. Trajner: Agustin Kola

Ndeshjet e treta të Grupit B në Eliminatoret e Kampionatit Europian U-17 për vajza, që zhvillohen në Shqipëri, u luajtën sot duke përcaktuar edhe renditjen përfundimtare të grupit. Kombëtarja shqiptare U-17 e vajzave u përball me Kosovën në stadiumin “Elbasan Arena”, duke u mposhtur me rezultatin 6-0. Pas përfundimit të ndeshjeve të grupit Shqipëria U-17 renditet në vendin e tretë të grupit.

Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Agustin Kola e nisi ndeshjen me këtë formacion: Mone, Ndoci, Reshiti, Vasa, Bushati, Brahaj, Ago, Methoxha, Ndoj, Nika dhe Hasaj.

Ndeshja nis me vrull me të dyja skuadrat që përpiqen të marrin kontrollin e lojës. Në minutën e gjashtë një pasiguri e mbrojtjes kuqezi shfrytëzohet nga Elona Paci, e cila pasi driblon edhe portieren, shënon me portën e boshatisur duke zhbllokuar rezultatin. Dy minuta më pas Rosela Vasa merr një pasim nga mesfusha në të majtë dhe pas një depërtimi të bukur godet portën, por topi kalon ngjitur me traversën. Kosova gjen shumë shpejt edhe golin e dytë, kur në minutën e 10-të Alba Shabani merr një top në hyrje të zonës dhe me një gjuajtje diagonale mposht portieren Mone dhe çon shifrat në 0-2.

Në minutat e fundit të pjesës së parë Kosova shënon sërish, pas një goditje dënimi me Shabanin që godet me kokë dhe e dërgon topin në rrjetë, ndërkohë që Shqipëria U-17 merr një tjetër ndëshkim, pasi Methoxha largohet nga loja për shkak të kartonit të dytë të erdhe dhe automatikisht merr karton të kuq.

Më 10 lojtare pjesa e dytë bëhet edhe më e vështirë për përfaqësuesen kuqezi që pak minuta pas rifillimit të lojës pëson golin e katërt me autore Rita Fekan, e cila shënon me kokë pas një krosimi në zonë. Në minutën e 54-të është sulmuesja e Kosovës, Elona Paci, e cila pas një inkursioni në majtë hynë në zonë dhe me të djathtën shënon, duke fiksuar shifrat në 5-0.

Shqipëria përpiqet të reagojë duke krijuar disa raste, por nuk ia del mbanë të konkretizojë. Në minutën e 75-të Kosova shënon sërish pasi Ndoci shkakton një autogol me rezultatin që shkon 6-0. Shqipëria ka një mundësi shumë të mirë për të shënuar në minutën e 84-t me Bora Bushatin që e vetëm me portieren nuk arrin të shënojë, ndërsa në minutat shtesë ndëshkohet me karton të kuq edhe sulmuesja Xhesika Ndoj pas kartonit të dytë të verdhë, duke e lënë skuadrën me 9 lojtare. Sfida mbyllet me fitoren 6-0 të Kosovës U-17.

Në ndeshjen tjetër të grupit të luajtur në stadiumin “Egnatia” të Rrogozhinës, Moldavia u mund nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 2-0. Një ndeshje e luftuar deri në minutën e 79-të, kur maqedonaset arrijnë të zhbllokojnë shifrat me golin e shënuar nga Ibraimi. Në minutën e 82-të Maqedonia e Veriut shënon edhe golin e dytë me anë të Ilievskës, që fikson rezultatin përfundimtar. Pas përfundimit të ndeshjeve, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e parë të grupit me 9 pikë, e ndjekur nga Kosova me 6 pikë dhe Shqipëria e treta me 3 pikë, ndërsa Moldavia vjen e fundit me 0 pikë.

Të gjitha ndeshjet e këtij grupi u luajtën në Shqipëri, në datat 18, 21 dhe 24 tetor në stadiumet “Elbasan Arena” dhe “Egnatia Arena” në Rrogozhinë. 

Eliminatoret e Europianit U-17 për vajza

Liga B / Grupi B 

Shqipëri – Kosovë                                        0-6

Shënuese: Paci 6′, 54′, Shabani 10′, 44′, Feka 49′, Ndoci 75′ (ag) 

Moldavi – Maqedoni e Veriut                   0-2

Shënuese: Ibraimi 79′, Ilievska 82′

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img