Monday, May 20, 2024

(Video)Një ndeshje për Klevisin! Veteranët e futbollit Shkodër-Veteranët e futbollit Prizren 4-0. Të ardhurat shkojnë për Klevis Gjelucin, djaloshin e aksidentuar që po lufton me jeten

Lexo

Kanë qënë të shumta nismat dhe mbështetja e komunitetit të Shkodrës dhe më gjërë, për qytetarin shkodran Klevis Gjeluci, i cili i si rezultat i një aksidenti automobilistik po kalon një gjendje të rëndë dhe kritike për jeten. Në vazhdën e mbështetjes për Klevisin ishte edhe ndeshja e futbollit që ‘‘Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër’’ me drejtues Lazër Matija dhe Shkodra Sport Event me drejtues  Jetmir Podgorica, organizoi në nder të ish futbollistit të moshave të Vllaznisë dhe tifozit të zjarrtë të futbollit Klevis Gjeluci.

Takimi në fjalë i luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” vuri përballë, ekipin e Veteranëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër dhe ekipin e Klubit të Futbollit të Veteranëve Republika’ të Prizrenit. Për drejtuesin e Shkodra Sport Event, Jetmir Podgorica, aktiviteti në fjalë ishte sa njerëzor dhe emocionues, dhe që kishte për qëllim sensibilizimin në mbështetje të të riut Gjeluci që po lufton me jeten.

Sa i përket ballafaqimit në fushën e lojës, takimi u fitua nga shkodranët me rezultatin 4-0, ku natyrisht qëllimi i takimit nuk ishte rezultati. Golat u shënuan nga Valmir Kurti, i cili u shpall dhe lojtari i ndeshjes, Erion Mandi, Eli Dervishi, dhe Klazër Shkëmbi.

Në përbërjen e veteranëve të futbollit shkodranë, kryesisht të kategorisë amatore, ishin këto emra : Fabiol Rexhepi, Xhorxho Preka, Armando Rrashketa, Denis Çokaj, Onur Karakaçi, Klazër Shkembi, Fatmir Marku, Valmir Kurti, Eli Dervishi, Erion Mandi, Bledar Marshija, Ardit Mani, Kastriot Preka, Hysen Zmijani, Jetmir Podgorica, të cilët u drejtuan nga profesori i nderuar zotnia i tij Fatmir Paçrami.

Ndërkohë, miqtë nga Prizreni u paraqitën me këto emra: Demir Demiraj, Liridon Morina, Jeton Thaqi, Fatmir Çuni, Besnik Brahaj, Milaim Demiraj, Fatmir Kryeziu, Ruzhdi Dellova, Kasum Fazliu, Milot Qafleshi, Xhavit Osmanollaj, Lulzim Ferati, Afrim Azizi, Arben Gashi, Azem Gashi, Faton Ramadani, Festim Avdyli, Hilmi Bytyqi, Arben Morina , të cilët u drejtuan nga trajneri i mirënjohur Destan Kabashaj (La Tun).

Kësaj ndeshje vëllazërore ia shtoi vlerat ish gjyqtari i kategorisë superiore në futbollin shqiptar dhe humanisti i njohur z.Agron Kastrati, i cili gjykoi këtë ndeshje me shumë korrektësi.

Në fund të takimit, në ceremoninë përmbyllëse të këtij aktiviteti bamirësie të drejtuar nga gazetari me përvojë shumëvjeçare z.Genc Kastrati , u shpërndanë mirënjohje për pjesëmarrësit dhe si dhuratë simbolike një top futbolli për Klevisin. Ky top është firmosur nga të gjithë pjesëmarrësit dhe do të zërë një vend të rëndësishëm në dhomën e Klevisit, si një kujtim i dashamirësisë ndaj tij nga komuniteti i sportit.

Kjo ndeshje simbolike shpreh qartë dashamirësinë, respektin, dhe ndjenjat njerëzore për raste të tilla, karakteristika këto të kombit shqiptar. Të ardhurat e mbledhura në këtë aktivitet do të shkojnë në familjen e Klevis Gjelucit, për t’iu gjetur pranë në këtë moment të vështirë.

Të ardhurat e mbledhura në këtë aktivitet do të shkojnë në familjen e Klevis Gjelucit, për t’iu gjetur pranë në këtë moment të vështirë. I dëshirojmë shërim të shpejtë djaloshit shkodran!

(Video) Ceremonia e mbylljes së ndeshjes së bamirësisë për Klevis Gjelucin. Veteranët e futbollit Shkodër-Prizren 4-0)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img