Thursday, March 28, 2024

Futboll Femra-Spanja, kampione Europe për U19

Lexo

Spanja është kampione e Europës për moshën deri në 19 vjeç në futboll për femra për herë të katërt. Gjithçka ka ndodhur në Republikën e Çekisë, teksa në Ostrava, iberikët mundën në finale me përmbysje Norvegjinë, 2-1. Fillimi ishte i shpejtë për nordiket, të cilat kanë kaluar në avantazh me anë të Omarsdotir në të 5’. Spanja barazon me Elekspuru në të 37’, ndërsa në të 42’ i është anulluar dhe goli i Fernandez për pozicion jashtë loje.

Dhe vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes, atëherë kur të gjithë ishin të bindur se kjo finale po shkonte në kohën shtesë, Bartel realizon golin e fitores dhe Spanja në delir. Një edicion i cili erdhi drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar sikurse të gjitha kampionatet Europiane të moshave.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img