Friday, March 29, 2024

Bileta të arsyeshme për Vllaznia-Universitatea Craiova. Nga 200 deri në 3000 lekë çmimi në tribunat e “Loro Boriçit”

Lexo

Përmes një noftimi zyrtar, Klubi i Futbollit Vllaznia ka bërë të ditur se ka nisur shitja online e biletave për ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League, Vllaznia-Universitatea Craiova.

Ndeshja në fjalë luhet me datë 21 korrik, ora 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, dhe nisur nga një politike favorizuese të çmimeve për tifozët, pritet të ketë një pjesëmarrje të madhe në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Nga sa bëhet e ditur, çmimet e biletave variojnë nga 200 lekë që është çmimi më i lirë në dy tribunat C dhe E dhe deri në 3000 lekë në tribunën VIP.

Sipas planifikimit të klubit, tribuna E5 është rezervuar për tifozërinë e skuadrës mike, për të cilët është lënë i njëjti çmim si për vendasit, 200 lekë të reja.

Tabela grafike që shoqëron shkrimin, pasqyron më qartë çmimet përkatëse për secilin tribunë të stadiumin “Loro Boriçi”.

NJOFTIM

Duke filluar nga sot, nis shitja ONLINE e biletave të ndeshjes Vllaznia- Universitatea Craiova e vlefshme për “UEFA Europa Conference League”, ndeshje kjo që do të luhet të enjten, datë 21 korrik 2022, në ora 21.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Biletat mund t’i blini duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

https://al.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Ndërkohë, në sportel, biletat do të dalin në shitje duke filluar nga data 15 korrik.

Eja edhe Ti!

Forca Vllaznia!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img