Wednesday, May 1, 2024

Merkato-Tjetër goditje e Vllaznisë, firmos për dy sezone me boshnjakun, Elvedin Heriç

Lexo

Kuqeblutë nuk dinë të ndalen në merkato. Goditja e radhës është një mesfushor boshnjak i lindur në Gjermani, prezantimi i të cilit është bërë mbrëmjen e së mërkurës në zyrat e KF Vllaznia. Ka qënë drejtori sportiv, Matko Djarmati, i cili pas firmës që 24 vjeçari, Elvedin Heriç ka hedhur në kontratë për dy sezone për ngjyrat kuqeblu, ka pozuar me futbollistin në fjalë.

“KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka firmosur me futbollistin Elvedin Heriç. Mesfushori 24 vjeçar do të jetë pjesë e ekipit tonë për dy sezonet e ardhshme.

Mirë se erdhe Elvedin Heriç! – Welcome Elvedin Heriç!”shkruhet në faqen zyrtare të KF Vllaznia.

Nga sa bëhet e ditur, mesfushori boshnjak, Elvedin Heriç, i cili në sezonin e kaluar ka luajtur në ligën e dytë austriake me Sv Kapfenberg do të jetë që neser pjesë e proçesit stervitor të kuqebluve, ndërkohë që me të gjitha gjasat do të ketë minuta edhe për të në miqësoren që Vllaznia do të luajë ndaj Burrelit të premten në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 18.00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img