Monday, December 9, 2024

Futboll Femra-Vllaznia, likujdon edhe Gramshin. Kuqeblutë fitojnë në transfertë, 1-3 dhe kryesojnë Superioren me 9 pikë të plota

Lexo

Gramshi-Vllaznia  1-3(Shënuese: Mesuare Begallo 79’/Jones Raeanne 2’, Ezmeralda Franja 17’, Megi Doçi 61’(p)

Gramshi:Kolgeci,Leba,Maxhalaku,Berisha,Zarka,Ago,Nika,Behrami,Musaj,Begallo,Kenza. Trajner: Rrahman Hallaçi

Vllaznia: Damiao Clementino, Curraj,Vuksani, Ahamadi, Berisha,  Borci, Ramadani, Doçi, Franja, Pressley, Jones, (U aktivizuan: Mustard, Mustafaj). Trajner: Nikolin Leka.

Gjyqtarë: Emanuela Rusta, Erinda Kume(Elbasan),Ediena Kapxhiu(Durrës),Eglantina Pjetrushaj(Lezhë) Var: Orlando Kuka(Tiranë)-Avar:Florjan Lata(Durrës) Delegat:Besnik Çela(Tiranë)

Gramshi-Vllaznia, ka qënë ndeshja më e rëndësishme e javës së tretë të Kampionatit Kombëtar të futbollit femra, pasi të dyja skuadrat vinin në këtë ballafaqim me pikë të barabarta me nga dy fitore ne dy javët e para.

Ndaj, për këtë arsye, por edhe për atë që ky sezon futbollistik e gjen Gramshin një skuadër të përforcuar  me lojtare cilësore, brenda dhe jashtë vendit, sfida e luajtur pasditen e sotme në stadiumin e qytetit të Gramshit ishte në vemendjen e opinionit sportiv.

Por, përpos entuziasmit në kampin gramshiot, pa kaluar dy minuta nga starti i takimit, është Vllaznia që tund rrjetën vendase me anë të sulmueses së shpejtë Jones Raeanne.

Skuadra vendase nuk ka kohë për t’u organizuar, sepse 15-të minuta më pas vjen edhe goditja tjetër nga ana e Vllaznisë. Këtë radhë është kapitenia kuqeblu, Ezmeralda Franja, e cila me golin e shënuar e çon avantazhin e skuadrës shkodrane në 0 me 2.

Me rezultatin 0 me 2 në favor të Vllaznisë mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që pjesa e dytë dhuron edhe dy gola të tjerë. Në të 61-tën minutë, është radha e Megi Doçit të tunnd rrjeten gramshiote duke shndërruar në gol një penallti të dhënë në favor të Vllaznisë.

Edhe pse me 3 gola në disavantazh, skuadra vendase, në radhët e së cilës për hirë të së vertetes spikatnin disa futbolliste me cilësi, lufton fort për të shkurtuar diferencën e rezultatit. Dhe këtë e arrin në minutën e 79-të me anë të Mesuare Begallo, ku me një gjuajtje spektakël  nga jashtë zonës së rreptësisë e dërgon topin në trekëndëshin e djathtë të portës kuqeblu të mbrojtur nga portjerja Damiao Clementino.

Me këtë gol, futbollistet gramshiote duket sikur marrin zemër dhe ndërmarrin edhe dy-te aksione të tjera të rrezikshme në portën e Vllaznisë. Megjithatë, Vllaznia nuk lejon më prekjen e rrjetës së saj, ndërkohë që këmbëngul me anë të Doçit për një gol të katërt, që me pak kujdes mund të realizohej. Në këtë mënyrë Vllaznia fiton me plot meritë të gjithë ndeshjen me rezultatin 1 me 3.

Fitore kjo, e treta radhazi për Vllazninë e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka, ku me nëntë pikë të plota kryeson  e vetme tabelën e klasifikimit.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img