Saturday, May 18, 2024

Futboll Kategoria e Dytë-Luhet java e 16-të,

Lexo

Kategoria e Dytë do të luajë ditën e sotme disa ndeshjet e javës së 16-të të tyre. Skuadrat e grupit A do të zbresin në fushë për të kërkuar fitoren.

Të gjitha takimet e ditës së sotme që janë në program për t’u zhvilluar do të startojë në orën 14:00. 4 ndeshje mjaft interesante, ku 8 ekipe do të luftojnë “dhëmb për dhëmb” për 3 pikët.

Në Lezhë do të luhet derbi verior, lu Besëlidhja dhe të presë Murlanin. Ndonëse pozitat në ta belën e klasifikimit janë të kundërta, përballja e këtyre dy skuadrave ka dhuruar shpesh herë emocione në fushën e lojës, ku gjithësesi duhet thënë se Besëlidhja e drejtuar nga trajneri Dritan Smajli është favorite për të dalë fituese.

Ndërkohë, bashkëkryesuesja tjetër e grupit A, Valabona e Tropojës luan në transfertë me Gramshin duke kërkuar pikët e plotë.

I fortë pritet të jetë ballafaqimi mes Tërbunit të Pukës dhe Ilirisë së Fushë Krujës, dy skuadra që janë në garë për një vend në Play Off. Sfida në fjalë do të luhyet në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës duke nisur nga ora 14:00. Sfida tjetër e grupit A është ajo që do të luhet në fushën sportive të vëllëlezërve Duli të Koplikut, mes Veleçikut vendas dhe Naftëtarit mysafir.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img