Wednesday, April 24, 2024

Futboll Kategoria e Parë/Bylis fiton në Burrel dhe vazhdon kryesimin i vetëm, Tërbuni pëson golin e parë në kampionat pas 509 minutash, por përsëri mban 0 kolonën e humbjeve

Lexo

Java e gjashtë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e parë të futbollit shqiptar ka evidentuar sërishmi Bylisin si skuadrën më në formë të kësaj kategorie. Ndonëse këtë javë  ishin mysafirë në Burrel përballë një tjetër skuadre të përgatitur dhe me objektiva Superiore, ballshiotët kana arritur t’ia dalin përsëri. Ka mjaftuar një gol i vetëm i shënuar nga  De Olivera në minutën e 74-tërt që mallakastriotët të largoheshin me tre pikë shumë të rëndësishme nga Burreli.

Ndërkohë, për t’u theksuar është edhe rezultai në Maliq, ku vendasit i shënojnë golin e parë pukjanëve në këtë kampionat. Portjeri i Tërbunit Kuka dorëzohet  pas plot 509 minutave, kur Qeleshi për vendasit shënon në të 59-tën minutë golin e parë të këtij kampionati në portën pukjane. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran Elvin Beqiri arrin të barazojë në minutën e 90-të me anë të Peqinit duke vijuar të mbajë një rekord tjetër, atë të mos pësimit të asnjë humbje në këto gjashtë javë kampionat.

Rezultatet e javës së 6-të

Maliqi 1 – 1 Tërbuni (Qeleshi 59′ / Peqini 90′ )

Erzeni 4 – 0 Pogradeci (Raboshta 14′, Ymeri 30′, Hidi 64′ Xhabrahimi 67′)

Shkumbini 0 – 5 Tomori (Oshafi 4′ , Pepa 42′ , Vokrri 60′ , 75′ Myzeqari (og) , Manellari 90′ )

Korabi 2 – 1 Turbina (Raza 48′. Marku 70′ / Hasaj 73′)

Burreli 0 – 1 Bylis (De Olivera 74′)

Apolonia 1 – 0 Butrinti (Omeri 54′ (11m))

Lushnja 3 – 0 Besëlidhja (Lajthia 14′. 64′, Zani 62′)

Vora 0 – 1 Besa (Mucaj 88′)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img