Tuesday, April 30, 2024

Futboll Kategoria e Parë-Bylisi merr tre pikë “të arta” në Fier dhe kryeson i vetem kampionatin. Matjanët mundin Flamurtarin pretendent

Lexo

Ballshiotët kanë mundur 1-0 Apoloninë, ndërsa skuadra vlonjate është mundur 1-0 në transfertë nga Burreli

Kategoria e Parë ka zbritur sot në fushë me ndeshjet e javës së 9-të. Bylisi vazhdon rrugën drejt rikthimit në Superiore duke rrëmbyer një tjetër fitore të rëndësishme, 1-0 në transfertë me Apoloninë. Në një ndeshje të luftuar gjithçka është vendosur nga një gol i Abazajt në minutën e 87-të.

Vora ka arritur të gjejë fitoren në përballjen me Korabin. Ndeshja është vendosur në fund, në minutën e 90-të nga një gol i Raboshtës. Ndërkohë, Flamurtari ka gabuar në këtë javë duke u mundur 1-0 në transfertë nga Burreli. Goli është shënuar në minutën e 58-të nga Osikel. Fitore edhe për Besën, 2-0 përballë Luzit. Lushnja ka mposhtur Kastriotin me rezultatin 3-1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img