Thursday, May 2, 2024

Qatip Osmani, nis punën në krye të Vllaznisë. Pasnesër, sfida e parë debutuese në pankinën kuqeblu, Vllaznia-Erzeni, java e 11-të e Superiores

Lexo

Java e re ka nisur me ndryshime të reja në kampin kuqeblu të Vllaznisë. Në fakt, të rejat kanë nisur që mbrëmë kur zyrtarisht KF Vllaznia njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Migen Memelli, i cili e udhëhoqi skuadrën për fazën e parë të kampionatit. Vendi i shtatë në tabelën e klasifikimit me 12 pikë, tetë pikë larg nga Egnatia dhe Partizani kryesues dhe një më shumë se vendi i parafundit në renditje, që është edhe zona e rrezikut për rënien nga kategoria, duket se çuan drejtuesit kuqeblu në këtë vendimmarrje.

Ndonëse u emri i tij u zbulua që mbrëmë, pasardhësi i Memellit është zyrtarizuar vetëm sot, përmes komunikatës zyrtare të KF Vllaznia, e cila bën të ditur, jo vetëm emërimin e trajnerit të ri nga Maqedonia e Veriut, Qatip Osmani, por edhe fillimin e punës direkt në terren duke zhvilluar që paraditen e sotme seancën e parë stërvitore me Vllazninë.

Në krah të tij është paraqitur kolegu i tij më i afërt,  Bashkim Ljivoreka, edhe ky i ardhur nga Maqedonia e Veriut, i cili do të mbajë postin e zëvendëstrajnerit të Vllaznisë.

Kjo është seanca e parë stërvitore e dyshes së trajnerëve të rinj të Vllaznisë, Qatip Osmani dhe Bashkim Ljivoreka, ndërkohë që përpara debutimit të parë në stolin e kuqeblu, kanë edhe një tjetër paraditen e nesërme, pasi pasditen e së mërkurës, do të drejtojnë Vllazninë në përballjen me Erzenin për llogari të javës së 11-të të Abissnet Superiore, takim që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia

 Klubi i Futbollit Vllaznia dêshiron të informojë opinionin publik se trajneri i ri i ekipit tê parë të Vllaznisë do të jetë z. Qatip Osmani. Ai vjen te skuadra jonë pas një karriere të suksesshme tek Shkêndija e Tetovës me të cilën ka fituar 5 trofe. Bashkë me të, në stafin e Vllaznisê do të jetë edhe z. Bashkim Ljivoreka që do të ketë detyrën e zëvendêstrajnerit. Mirë se erdhët në familjen kuqeblu profesor Qatipi dhe Bashkimi!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img