Friday, April 19, 2024

Futboll Kategoria e Parë Grupi A-Mbyllet Java e 18-të, Korabi sfidon Dinamon dhe ngjitet i dyti 1 pikë pas Burrelit kryesues

Lexo

Luftë shumë e fortë sportive për vendin e parë dhe njëkohësisht kualifikimin në Superiore për Grupin A. Fitorja e Korabit sot ndaj Dinamos me rezultatin 1 me 0 e vlefshme për javën e 18-të të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë ka rihapur garën mes tre skuadrave pretendente. Dinamo që u ngjit në krye pas fitores direkte javën e kaluar ndaj Burrelit e ka lëshuar fronin. Matjanët e drejtuar nga Samuel Nikaj rikthehen në krye me 34 pikë, ndërkohë që në vend të dytë është ngjitur Korabi me 33 pikë duke spostuar Dinamon në vend të tretë me 32 pikë.

Në sfidën e luajtur sot në stadiumin “Korabi” mes Korabit vendas dhe Dinamos mysafire është parë një pjesë e parë që foli terësisht për dibranët të cilët ishin më kërkues e kjo u pa në disa mundësi që krijuan. Fillimisht ishte Joti në minutën e 15-të me një goditje që u prit pa probleme nga Edvan Bakaj. Dibranët organizohen mirë e kjo u pa e në momentin kur Skuka për pak sa nuk shënoi gjatë një topi të dhënë nga Topalli. Dinamo vetëm mbrohet dhe nuk di të reagojë. Në minutën e 25-të, Korabi shkon pranë një tjetër goli, goditja e dënimit nga Cutra devijohet nga Marku që përplaset në shtyllë, pikërisht në këtë aksion do të jetë sulmuesi që do të fitojë 11-m gjatë një kontakti me Miklovan Peren. Përsëripër e merr Skuka që nuk gabon duke kaluar në avantazh Korabin.

Dinamo e ka akoma e më të vështirë të krijojë, diktuar edhe nga kundërshtari që tashmë mbrohet mirë dhe përdor kundërsulmet. Rasti për tu përmendur te Dinamo ishte vetëm i Miklovan Peres në minutën e 45-të por goditja me kokë nuk shqetësoi Mehidrin që në këtë pjesë ishte spektator.

45 minutëshi i pjesës së dytë pritej me një Dinamo më aktive në fushën e lojës, por nuk ndodhi kështu. Korabi vendos diktatin madje duke rrezikuar jo pak portën e Bakajt. Skuka vazhdon të jetë rrezik për blutë, në minutën e 51-të dhe në të 71-tën ishte pikërisht sulmuesi që shkoi pranë golit, po mungoi shënjestra, ndërkohë që Dinamo e përgjumur u mjaftua vetëm me Alillarin në këtë fraksion.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img