Superiore U-21 Java e 18-të / Vllaznia-“Football Republic” 6 me 0, kuqeblutë 3 pikë larg nga kreu

Lexo

Manchester City, kërkon trofeun e Champions League. Guardiola, optimist për suksesin e tretë

Pas fitimit të Premier League dhe FA Cup, Manchester City është në kërkim të Champions League të parë në...

Shqipëria U-15 fiton miqësoren me Maqedoninë e Veriut. E mposht me rezultatin 3-2 në “Elbasan Arena”

Shqipëria U15-Maqedonia U15,  3-2Formacioni i Shqipërisë U15: Aron Kamberi, Xhoel Mezani, Frensi Mali, Dion Vata, Majkol Luka (C), Henry...

Pragfinalja e Champions League, Manchester City-Inter, Inzaghi: Do luftojmë për çdo centimetër

Stambolli është gati për finalen e Champions League mes Manchester City dhe Interit. Dhe Simone Inzaghi, një hap larg...

Vllaznia-“Football Republic” është çifti i parë që hapi serinë e ndeshjeve të javës së 18-të. Ndeshja e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës është dominuar tërësisht nga skuadra kuqeblu. Djemtë e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani kanë shënuar plotë 6 herë në portën mike, ndërkohë që gardiani kuqeblu Antoni Shkoza e mbajti të paprekur rrjetën e tij.

Serinë e golave për Vllazninë e ka hapur Uhejdi Hoxha me rrjeten e tij në minutën e 4’ duke bërë kështë që sfida të startojë me gol për kuqeblutë. Në vijim do të vinin edhe golat e tjerë. Është Sekja që e dyfishon avanatzhin në minutën e 35-të për të vijuar me Leken në të 37-tën dhe Çobën në të 41-tën duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 4 me 0 për Vllazninë.

Pas pushimit mes dy pjesëve, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani nuk e ulin ritmin sulmues duke bërë që rrjeta kundërshtare të tundej përsëri. Golat e Smajlit në të 63-tën dhe Palit në të 78-tën bëjnë që rezultati të thellohej në shifrat 6 me 0 në favor të Vllaznisë, rezultat ky që mbyll të gjithë ndeshjen duke bërë që kuqeblutë të ngjiten në kuotën e  39 pikëve, 3 më pak se sa Bylisi kryesues. Fitorja e sotme, si dhe lojrat cilësore të javëve të fundit janë një garanci e plotë që kjo skuadër të jetë një pretendente e dinjitoze për titullin kampion.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -