Sunday, May 19, 2024

Futboll Kategoria e Parë-Mbyllen ndeshjet e javës së parë të fazës së tretë. Matjanët surprizojnë në Vlorë, Elbasani kalon me vështirësi Luzin

Lexo

Kategoria e parë e futbollit shqiptar, luajti ndeshjet e javës së parë të fazës së tretë, përballje të cilat u shoqëruan me luftë të fortë sportive, por edhe me surpriza. Bylisi fitoi mes vuajtjesh në Ballsh përballë Tomorit të vendit të fundit, me rezultatin 2-1. Ndërkohë, Vora që vazhdon të këmbëngulë në cilësinë e pretendentes për kategorinë e parë, triumfoi 3-0 kundër Besës në shtëpi. Apolonia nuk gaboi përballë Kastriotit, duke fituar 2-0 në Fier dhe duke forcuar pozitat në zonën “play off”.

Ajo që nuk pritej ndodhi në Në Vlorë, aty ku Flamurtari vendas është mundur nga Burreli me rezultatin minimal 0-1. Ndonëse me vuajtje, një fitore të rëndësishme mori në Peshkopi edhe Korabi, teksa mundi Lushnjen me rezultain 2 me 1, që konsiderohet një rival direkt për “play off”.

Në ndeshjen e fundit të kësaj jave, atë të luajtur mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena”, vendasit e drejtuar nga Nevil Deda, vuajtën shumë për të mundur miqtë nga Luzi. Ishin futbollistët e Luzit që kaluan në avantazh me anë të Trenit në të 35-tën minuta, por më pas elbasanasit shënojnë dy herë me anë të  të cilët ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të De Melos dhe Liles, përkatësisht në minutat 40 dhe 61-të duke fituan të gjithë ndeshjen, 2 me 1.

Rezultatet e javës së parë të fazës së tretë

VORA-BESA 3-0

Prengaj 47′, Raboshta 49′, Qardaku 64′

BYLIS-TOMORI 2-1

Ruçi 17′, Kibe 64′ / Hysolli 40′ 

FLAMURTARI-BURRELI 0-1

Ferruku 49′

APOLONIA-KASTRIOTI 2-0

Umejiego 28′, Bejzade 38′

KORABI-LUSHNJA 2-1

Çema 26′, Kasalla 90+5′ / Olola 47′

ELBASANI-LUZI 2-1

De Melo 40’, Lila 61’/Treni 35’

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img