Thursday, May 9, 2024

(Video) Shqiptarja nga Lezha, Mikela Skandaj, fiton Medalje të Artë në Turneun e Trevisos-Itali. Kombëtarja shqiptare, akoma në “gjumë” … nuk ka lëvizje për ta veshur kuqezi

Lexo

Mikela Skandaj nuk din të ndalet. Shqiptarja nga fshati Baqel i Lezhës që jeton me familjen e saj në Itali vazhdon të shkëlqejë në sportin e karatesë. 15 vjeçarja e talentuar që i është përkushtuar arteve marciale po rritet si kampione në shtetin fqinj të Italisë.

E mbështetur fuqimisht nga babai i saj, Angjelin Skandaj, që duket se është shndërruar në një trajner të dytë, Mikela ka spikatur në të gjitha veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare të zhvilluara me klubin e saj italian në Verona, ku është edhe rezidenca e familjes Skandaj.

Veriu Sport, ka qënë sistematikisht pranë ecurisë së karrieres së Mikeles, e cila në dy vitet e fundit ka provuar të ketë kulme të karrieres së duke fituar medalje të arta në të gjitha aktivitetet e zhvilluara në Itali, ndërkohë që një gjë të tillë e ka bërë edhe në Turnetë Ballkanike dhe Europiane.

Fundvitin e kaluar u shpall nënkampione e Europës, ndërkohë që për arsye dokumentacioni nuk arriti të jetë pjesë e garës së botërorit të zhvilluar në Skoci. I gjithë ky rrugëtim i suksesshëm për Mikela Skandajn, nuk kishte si të anashkalohej nga drejtuesit e karatesë italiane, ku  bazuar në raportimet e mjeshtrit Maurizio Brighenti se kemi të bëjmë me një talent të karatesë, nxituan ta përfshijë në listën e kombëtares së Italisë.

Por, nga ana tjetër, për ironi të fatit, edhe pse dëshira e vetë Mikeles dhe familjes së saj ka qënë dhe është për të përfaqësuar Shqipërinë, kombëtarja kuqezi nuk ka bërë asnjë hap përpara për ta bërë pjesë të ekipit shqiptar në garat ndërkombëtare.

Prononcimet e Mikeles dhe babait të saj, Angjelin Skandaj në Veriu Sport, por edhe në media të tjera kanë qënë sistematikisht të pranishme duke shprehur dëshirën të përfaqësojnë flamurin shqiptar në garat ndërkombëtare, por heshtja e pakuptimtë vazhdon të jetë prezente.

Medalja e Artë e fituar në Turneun Ndërkombëtar të zhvilluar sot në Treviso të Italisë, e para garë zyrtare për vitin 2024 është një sinjal i drejtpërdrejtë që për Mikelen, ky vit do të shoqërohet me suksese të vazhdueshme. Suksesi i arritur në Triviso ditën e sotme, është arritur përmes një konkurence të madhe, pasi në garë ndërkombëtare morën pjese 931 karateiste nga disa shtete të Europes.

Me medaljen e fituar sot, Mikela, arrin në shifrën 54 medaljeve të fituara në vetem 5 vite karrierrë të mbushur plot shkëlqim. Suksesi  i garës së fundit merr vlerë akoma më të madhe, kur mësohet se Mikela  vazhdon të jetë e dëmtuar që prej fundvitit të kaluar dhe po kalon edhe momente të vështira shëndetësore, si rezultat i një gjendje gripale shoqëruar me temperaturë të lartë, ku megjithë kërkesën e trajnerit të saj italian për të mos garuar, ajo u fut në garë dhe triumfoi.

(Video) Pamje nga gara e Turneut Ndërkombëtar të zhvilluar në Treviso të Italisë, ku Mikela Skandaj fitoi Medaljen e Artë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img