Tuesday, April 16, 2024

Futboll Kategoria e Tretë-Golat e Djepaxhisë (2) dhe Kaçubelës i japin fitoren KF Murlanit ndaj FK Osumit me rezultatin 3 me 1

Lexo

Java e pestë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e tretë e ka rikthyer KF Murlani tek fitorja. Humbja e javës së kaluar me Spartakun me rezultatin 4 me 3 është analizuar gjatë nga kampi murlanas. Të gjithë së bashku, futbollistë, staf teknik dhe drejtues të klubit kanë arritur në përfundim se vetëkënaqësia pas udhëheqjes së rezultatit me avantazhin në 3 me 1 dha ndikimet e veta në humbjen e asaj ndeshje duke i dhënë mundësi Spartakut që të përfitoj për ta përmbysur ndeshjen në favor të tij.

Ndaj për këtë, dueli i sotëm i luajtur në Kompleksin Sportiv Kamëz përballë FK Osumit ishte vlerësuar shumë seriozisht nga KF Murlani. Duke zbatuar me përpikmëri detyrat dhe orientimet e dhëna nga trajneri Altin Xhahysa, futbollistët murlanas ishin shumë të saktë në fushën e lojës. Falë golit të shënuar në minutën e 12-të nga Ari Djepaxhia pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 1 me 0 në favor të Murlanit. Do të jetë përsëri i njëjti futbollist, Ari Djepaxhia që në minutën e 54-të të pjesës së dytë do të shënonte golin e dytë për ngjyrat e KF Murlanit për të vijuar me golin e tretë shënuar nga Vildan Kaçubela në minutën e 76-të. Gola këto që bëjnë të pavlefshëm golin e vetëm të Osumit për skuadrën kundërshtare që shërben vetëm për statistikë.

Përfundimisht, 3 me 1 në favor të Murlanit, i cili në pesë javë kampionat regjistron fitoren e katërt duke e mbyllur kësisoj fazën e parë me një bilanc pozitiv, 4 fitore, 1 humbje dhe 12 pikë në renditje. Bilanc ky që patjetër do të përmirësohet edhe më shumë në fazën e dytë në funksion të realizimit të objektivit të kualifikimit në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img