Thursday, April 25, 2024

Futboll Kategoria e Tretë / KF Murlani mund Spartakun 5-2 dhe kalon zyrtarisht në Kategorinë e Dytë

Lexo

KF Murlani(Vau Dejës)-KF Spartaku(Tiranë) 5:2

(Shënuan: Vildan Kaçubela 45’, 73’, Ai Djepaxhia 51’(p), 70’, 80’/Jonuzi 65’, 70’)

E premte, 6 maj 2021, ora 13.30, Kompleksi Sportiv Kamëz-Tiranë

KF Murlani: Fabiol Rexhepi, Senad Lekaj, Suad Premçi, Eriol Krymi, Festim Lani(Markelian Guri 35’-Jorgen Qemali 84), Vildan Kaçubela, Sabian Kraja, Ari Djepaxhia(Senad Kraja 84’), Ardit Mesi( Soni Hoti 46’), Shkëlqim Smajli, Vami Pepaj. Trajner: Altin Xhahysa

Spartaku: Sula, Hysko, Masha(Lazeri 70’), Sollaku, Jonuzi, Hodo, Adili, Ahmati, Tanushi, Rizvani, Dahri(Meko 63’). Trajn er: Artan Vangjeli

Gjyqtarë: Blerim Ziri, Endrit Veseli, Erind Burgu, Klodian Demiri(Fushë Krujë)

Delagat: Fatos Haka(Fushë Krujë)

Karton tëverdhë: Lani 30’/Jonuzi 71’

Karton të Kuq: Premçi 57’

E enjtja e 6 majit 2021 do të mbetet e veçantë për KF Murlani. Me dopietën e kapitenit Vildan Kaçubela dhe tripletën e Ari Djepaxhisë, Murlani fiton me rezultatin 5-2 ndaj një rivali direkt si KF Spartaku. Fitore kjo që i ka siguruar murlanasve një javë përpara përfundimit të kampionatit ngjitjen një kategori më lart, në të dytën, aty ku e kishte objektivin që në hapje të sezonit.

Ndeshja e luajtur mesditën e sotme në Kompleksin Sportiv të ekipeve kombëtare të Kamzës ka folur e tëra për skuadrën murlanase. Një pjesë e parë e shoqëruar me një luftë të fortë sportive nga të dy ekipet që kërkojnë me insistim golin e avantazhit. Kur dukej se skuadrat po shkonin në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve me rezultatin e bardhë, 0-0, është kapiteni Vildan Kaçubela që realizon në limit, në të 45-tën minutë duke e mbyllur kësisoj këtë fraksion të parë të lojës me avantazhin 1 me 0 për Murlanin.

45 minutëshi i dytë fillon me gol, dhe është përsëri Murlani që në minutën e 51’ tund rrjetën, këtë radhë me anë të Ari Djepaxhisë duke e çuar në 2 me 0 avantazhin murlanas. 6 minuta më pas, në të 57-tën, gjyqtari Ziri largon nga fusha me karton të kuq Premçin duke lënë Murlanin me një futbollist më pak në fushën e lojës. Spartaku përfiton nga epërsia numerike duke shënuar me anë të Jonuzit në të 67-tën. Edhe pse me një futbollist më pak në fushën e lojës, djemtë e drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa janë të vendosur për të mos e lëshuar fitoren nga dora. Kështu, menjëherë vijnë edhe dy gola murlanas, njëri pas tjetrit, 70’, 73 me autor Djepaxhinë dhe Kaçubelen duke e çuar në 4-2 avantazhin për skuadrën e tyre. Spartaku shënon golin e dytë me Jonuzin në të 75-tën, por menjëherë kundrapërgjigjet Djepaxhia me golin e minutës së 80-të, i treti personal për të dhe i pesti për Murlanin që e fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin 5 me 2.

Vërshëllima përfundimtare e arbitrit Ziri shoqërohet me festën e futbollistve të Murlanit, me të cilën bashkohen edhe pjesëtarët e stafit teknik dhe drejtuesit e klubit duke iu gëzuar kështu një arritje historike. Që prej sot, 6 maj 2021, KF Murlani është zyrtarisht në Kategorinë e Dytë. Një arritje kjo jashtëzakonisht e madhe për këtë klub që është në vitin e parë të formimit të tij.

Meritë kjo e padiskutueshme për dyshen presidenciale, vëllezërit, Përparim dhe Bledar Rraboshta, të cilët me qetësi, pasion dhe profesionalizëm ofruan fillimisht në skuadër kuadro të njohur dhe me shumë përvojë në fushën e futbollit. Dhe, më pas, së bashku me to, nisen punën për ndërtimin e një Akademie Futbolli model që funksiunon aktualisht me të gjithë grupmoshat, për të mbërritur tek skuadra e parë që korri suksesin e parë, kualifikimin në Kategorinë e Dytë. Një punë kjo për t’u marë shenbull, se si mund të ndërtohet një klub me baza të shëndosha, ku padyshim mbështetja korrekte financiare për futbollistët dhe stafin, që shoqërohet edhe me infrastrukturën bashkohore sportive është baza e këtij suksesi.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img