Monday, November 25, 2024

Futboll-Kombëtarja U-19, gati miqësorja me Italinë. Pesë futbollistë shkodranë, Kaçaj, Spahija, Preka, Pjeshka dhe Shpuza, pjesë e listës së trajnerit Cungu

Lexo

Shqipëria e moshës deri në 19 vjeç në futboll është duke u përgatitur për miqësoren e radhës. Bëhet fjalë për ballafaqimin me Italinë, që do të zhvillohet më 13 gusht në Koverçiano në ora 11:00. Duke nisur nga kjo e premte, Cungu, i cili ka shpallur dhe listën e futbollistëve, Shqipëria U-19 do të nisë përgatitjet për këtë ballafaqim me të kaltërit.

Cungu ka thirrur 20 futbollistë për këtë ndeshjen, të cilët luajnë në kampionatin vendës, por dhe në ato jashtë Shqipërisë. Pjesë e e kësaj liste janë edhe pesë futbollistë shkodranë, portjeri Leonard Kaçaj, mbrojtësi Flori Spahija dhe mesfushori Paolo Pjeshka të Vllaznisë, si dhe  qëndërmbrojtësi Marçelino Preka i KF Shkodra, i cili prej dy vitesh është pjesë e ekipit të parë të Bylisit, si dhe sulmuesi Albi Shpuza edhe ky i KF Shkodra, i cili për sezonin e ri futbollistik ka firmosur për Dinamon e rikthyer në Superiore. .

Tekniku shqiptar i kombëtares U-19 ka zhvilluar disa herë seleksionime dhe grumbullime gjatë këtij viti, si edhe disa ndeshje miqësore, ku ka testuar gjendjen e skuadrës së tij.  Në një prononcim për faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit, Cungu shprehet se kjo miqësore do të jetë një mundësi shumë e mirë për të parë më nga afër elementet që luajnë jashtë Shqipërisë.

Madje ai bën të ditur se stafi që ai drejton është ende në fazën e vëzhgimit dhe seleksionimit të lojtarëve dhe nuk ka krijuar një ide përfundimtare mbi grupin që do të përfaqësojë Shqipërinë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2022. Kuqezinjtë e moshës deri në 19 vjeç janë në Grupin 7 së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa ndeshjet do të luhen në Shqipëri në datat 10, 13 dhe 16 nëntor.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img