Friday, May 17, 2024

Lojërat Olimpike “Tokio 2020”-Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, takohet me Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Notit, Husain Al Musallam

Lexo

Në vijim të takimeve zyrtare në Tokio, Presidenti i KOKSH Z.FidelYlli është takuar me Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Notit @fina1908 Z. Husain Al Musallam.

“Pasi e uruan njëri tjetrin për zgjedhjen në detyrën e re, dy krerët biseduan për mundësi bashkëpunimi në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm të sportit të notit në Shqipëri.

Ndër të tjera, kreu i KOKSH Z.FidelYlli, theksoi nevojën për kualifikim të burimeve njerëzore nëpërmjet kurseve të kualifikimit për trajner apo gjyqtarë. Nga ana tjetër, Al Musallam u shpreh pozitiv lidhur me këto kërkesa ndërsa nuk hezitoi të ofrojë edhe mundësi për kampe trajnimi.

#teamAlbania #olympics #tokyo2020 #fina #meeting”,- thuhet në njoftimin zyrtar të KOKSH.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img