Friday, April 26, 2024

Futboll moshat-Derbi shkodran,U-17 Shkodra- Vllaznia 1:1, U-19 Shkodra-Vllaznia 0:5

Lexo

Superiorja e moshave në futboll përballi sot në fushën sportive të Barbullushit Klubin e Futbollit Shkodra me Klubin e Futbollit Vllaznia. Një derbi ky, që falë ecurisë së mirë së periudhës së fundit të skuadrave të klubit Shkodra ka filluar të ketë interesimin e duhur në opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë. Dy ndeshjet në fjalë të kategorisë moshave U-17 dhe U-19 ishin për llogari të javës së gjashtë të Kampionatit Kombëtar në nivel Superiore.

Sfida e parë ka përfunduar në barazim 1 me 1, me gola të shënuar nga Gjelaj në të 42-ten minutë për KF Shkodren, ndërkohë që goli i barazimit për kuqeblutë e Vllaznisë u shënua nga Dodaj në minutën e 75-të. Më pas, radha ka qënë për derbin numër 2 të kësaj dite, Shkodra-Vllaznia për kategorinë e moshës U-19. Ndryshe nga ballafaqimi i 17 vjeçarëve që kishte rivalitet në fushën e lojës, këtu dominimi i Vllaznisë ka qënë i dukshëm, aq sa në përfundim të ndeshjes rezultati ishte, Shkodra 0 dhe Vllaznia 5.

Për kuqeblutë, golat u shënuan nga Pjeshka në minutën e 30-të, Alivoda në minutën e 65-të, Spahija në të 76-tën, Bebeziqi në të 78-tën dhe Nikaj në të 81-tën minutë duke vulosur kështu fitoren e thellë të Vllaznisë me rezultatin 0 me 5.

Pas javës së gjashtë, Vllaznia U-19 e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani kryeson e vetme tabelen e klasifikimit me 16 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img