Saturday, April 20, 2024

Vllaznia nuk ia del me Kukësin, mundet në shtëpi 2-4

Lexo

Vllaznia-Kukësi 2:4

(Shënues: Dunga 4′ , Hoxhaj 86′ / Ibraimi 14′, 22′ (p), Eze 76′ , Limaj 90’+4)

E diele, 29 nëntor 2020, ora 16.45, stadium “Loro Boriçi” Shkodër

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Imeri, Krymi, Jonuzi, Marku, Kruja, Dunga, Dilaver. Trajner: Thomas Brdariç.

Kukësi: Tafa, Dragoshi, Bytyçi, Lulaj, Demiri, Limaj, Taipi, Ibraimi, Leiria, Gashi, Eze. Trajner: Rraman Hallaçi.

Një minutë heshtje në nderim të legjendës së futbollit botëror, Armando Diogo Maradona që u nda nga jeta pak ditë më parë, dhe më pas vërshëllima e gjyqtarit krysor Kridenc Meta i hapur rrugë sfidës Vllaznia-Kukësi, takim ky I lujtur mbrëmjen e së dieles në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Vetëm katër minuta lojë, dhe kuqeblutë e shohin veten në avantazh. Një gabim i mbrojtësve miq duke e lënë topin në zonë i jep mundësi Dungës që fare pranë portës dhe I pashqetësuar nga askush ta shtyjë topin në rrjetë. Avantazhi I jep moralin e duhur kuqebluve, por nga ana tjetër karikon jo pak nënkampionët e Shqipërisë, të cilët pas atij starti aspak të mirë të kampionatit, fitorja e javës së kaluar me Laçin I ka kthyer besimin në radhët e tyre. Dhe, nuk vonon shumë, kur dhjetë minuta më pas, përmes një aksioni të shpejtë, Ibraimi tregohet shumë i saktë në veprimet e tij shënon golin e barazimit. Është po ky lojtar, Ibraimi, që në këtë ndeshje  spikati si më I miri i të dy formacioneve, që në minutën e 22-të bëhet autor I golit të dytë për skuadrën e tij. Këtë radhë nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u shkatua nga prekja me dorë e kapitenit Gurishta brenda zonës së rreptësisë. Kukësi, që në mungesë të trajnerit të parë Skender Gega i cili po kurohet në Turqi me Covid-19,shkon në avantazh me rezultatin 1-2, rezultat që megjithë përpjekjet e vendasve për të barazuar, skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes me të njëjtin rezultat. Pas pushimit, Vllaznia ka më shumë oreks për të kërkuar golin e barazimit, dhe në fakt presioni i saj bën që kundërshtari të tërhiqet për shumë minuta të gjysëmfushën e vet, por atëherë kur pritej goli kuqeblu është Kukësi që shënon përsëri. Është minuta e 76-të kur pas një krosi nga e djathta e sulmit mik, portjeri Bojan Zogoviç  gabon në dalje, si një fotokopje e gabimit me Tiranën duke i dhënë mundësi Patrik Eze të shënojë golin e tretë për ngjyrat e skuadrës së tij. 1-3 për Kukësin dhe duke se fati i takimit është vendosur.  Por, një gol i shënuar në të 86-tën minutë nga Hoxhaj rihap takimin.

Minutat e mbetura janë mjaft tensionuese për futbollistët kuqeblu, të cilët papërjashtim, duke përfshirë edhe portjerin Zogoviç janë zhvendosur në zonën kukësiane në kërkim të golit të barazimit, por nuk ia arrijnë qëllimit. Madje, përmes kundrasulmit rrezikojnë të pësojnë edhe golin e katërt, të cilin, në fakt Kukësi e realizon në limitin e kohës shtesë me anë të Limajt. 2 me 4 për Kukësin, festa në kampin mik ka filluar në fushë duke u spostuar në pankinë dhe më pas në dhomat e zhveshjes. Ndërkohë, tek kuqeblutë ka dëshpërim dhe keqardhje që pas asaj ecurie aq të mirë në ndeshjet e mëparshme, vjen humbja e parë në shtëpi. Një humbje, e cila duhet analizuar patjetër me shumë kujdes, që duke vënë gishtin tek problemet e shfaqura, riparimi të vijë që në ndeshjen e ardhshme, kur Vllaznia do të luajë po në “Loro Boriçi” duke pritur Bylisin e Ballshit.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img