Thursday, March 28, 2024

Futboll-Moshat Superiore U-15, Play Off / Vllaznia humb gjysëmfinalen me penallti, Tirana dhe Internacional finaliste

Lexo

Vllaznia U-15 me trajner Edmond Doçin ka bërë një sezon të shkëlqyer, teksa u shpall kampion i zonës së Veriut, ndërkohë që kishte objektiv fitimin e titullit kampion në shkallë kombëtare. E filloi mjaft mirë edhe në fazën Play-Off duke bërë një paraqitje mjaft të mirë, por u ndal në turin gjysëmfinal duke u eleminuar me penallti nga ekipi i Tiranës, ndeshje kjo që u luajt në kryeqytet pranë kompleksit sportiv “Internacional”. Loja e rregullt u mbyll në barazim me rrjeta të paprekura, ndërkohë që kryeqytetasit fituan 3-1 me penallti, duke siguruar kështu biletën për në finale.Një humbje që i ka mbetur peng trajnerit Doçi, pasi skuadra e tij ishte dominuese gjatë të gjithë takimit dhe sipas tij i kishin mundësitë ta mbyllnin që herët takimin pasi futbollistët kuqeblu shpërdoruan disa raste të pastra shënimi në portën bardheblu.

“Futbollistët tanë kishin në zotërim gjithë lojen, patën edhe shumë raste shënimi duke pasur mundësi të mbyllnin që herët takimin, ndërkohë që skuadra kundërshtare e Tiranës kujdesej vazhdimisht për të mbajtur në fuqi barazimin me shpresën se tek penalltitë do të kishin fatin me vete. Dhe, ashtu ndodhi, të ngarkuar psikologjikisht nga mosshfrytëzimi i shumë rasteve për gol, futbollistët e mi gabuan në gjuajtjet e penalltive”, thotë trajneri shkodran, Edmond Doçi.

Gjithësesi, Doçi shprehet shumë i kënaqur nga ajo çfar dha skuadra e tij në këtë kampionat në tërësi, jo vetem që se u shpall kampione e zonës së Veriut, por më shumë për nivelin e lojës plot koncept që futbolistët e tij arritën të tregonin në këtë sezon futbollistik.

Sipas Doçit, me emrat që ka në përbërje, kjo skuadër premton shumë për të ardhmen, pasi është një nga grupmoshat më të spikatura të futbollit shkodran, ku padyshim një pjesë e mirë e këtyre futbollistëve do të përfundojnë shumë shpejt në ekipet e kategorive të moshave U-17 dhe U-19 të Akademisë Vllaznia, me synim për të veshur edhe fanelën e ekipit të parë.

Duke iu rikthyer fazës Play-Off për moshat U-15, ndërsa Vllaznia eleminohet në gjysëmfinale, kundërshtari i saj, Tirana do të diskutojë fitimin e titullit kampion për edicionin futbollistik të Kategorisë Superiore U-15  me Internacional Tirana që u kualifikua në gjysëmfinalen tjetër duke eleminuar Teutës, edhe ato me gjuajtjet e penalltive, sepse koha e rregullt përfundoi në barazim 1 me 1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img