Tuesday, October 8, 2024

Promovimi i Kupës së Botës 2022, Presidenti Duka pret në takim Ambasadorin e Katarit, Ali bin Hamad Al-Marri

Lexo

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka priti sot në një takim pune Ambasadorin e Katarit, Ali bin Hamad Al-Marri. Në këtë takim pune morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë, Erand Ibrahimi si edhe përfaqësues të Ambasadës së Shtetit të Katarit në vendin tonë.

Ky takim u organizua në kuadër të bashkëpunimit që FSHF ka iniciuar me Ambasadën e Katarit për promovimin e eventit më kulmor të futbollit botëror, Kupa e Botës “Katar 2022”. Federata do të mbështesë fuqimisht përmes edhe ekspertizës dhe strukturave të saj për të zhvilluar aktivitetet promovuese. Këto aktivitete në thelb kanë jo vetëm promovimin e Kupës së Botës, që zhvillohet vitin e ardhshëm në Katar, por edhe të gjitha përgatitjet dhe masat që ka marrë Katari për të mikpritur këtë event unik për Katarin, por edhe për të gjithë rajonin që pret për herë të parë një turne madhor.

Presidenti Duka shprehu disa nga idetë që FSHF ka hartuar deri më tani, të cilët padyshim konsultohen e diskutohen me një grup pune të përbashkët, që është ngritur mes FSHF-së dhe Ambasadës së Katarit me qëllim detajimin dhe konkretizimin e këtyre ideve në projekte, që do të fillojnë nga muaji shtator e deri në prag të Botërorit 2022.

Ambasadori i Katarit, Ali bin Hamad Al-Marri shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Federata e Futbollit po tregon dhe veçanërisht për mbështetjen e Presidenti Duka, duke u shprehur se mikpritja, dashamirësia dhe respekti i shqiptarëve janë edhe një herë në plan të parë dhe duke shpresuar se ky bashkëpunim do të vijojë edhe përtej promovimit të këtij turneu.

Gjithashtu, Ambasadori vlerësoi bashkëpunimin me një institucion që është ekspert në fushën e organizimit të aktiviteteve dhe dëshirën për të vënë në dispozicion të gjithë burimet njerëzore për promovimin sa më të gjerë të këtij evenimenti.

Presidenti Duka falënderoi Ambasadorin e Katarit për interesimin dhe mbështetjen që vendi i tij ka dhënë për popullin shqiptar, veçanërisht pas dy momenteve delikate që ne si popull kemi përjetuar së fundmi, si tërmeti dhe pandemia, ku shteti i Katarit i është gjendur pranë popullit shqiptar me ndihma dhe donacione.

Të dyja palët ranë dakord që të vijohet me këtë grup pune të përbashkët më pas për t’i dërguar dhe paraqitur të gjitha idetë dhe propozimet Komitetit Suprem të Trashëgimisë së Katarit, që koordinon me të gjitha ambasadat në vendet e tjera për unifikimin e aktiviteteve promovuese.

Idetë e propozuara nga Presidenti Duka për të pasur një mbulim sa më të gjerë dhe efikas të këtij promovimi, siç e meriton ky event i rëndësishëm ndërkombëtar, mund të konsistojnë në organizime kompeticionesh të ndryshme, aktivitete futbollistike të shtrira në të gjitha aktivitetet e Shqipërisë, ndeshje të ekipeve përfaqësuese të moshave, vajzave apo dhe aktivitete promovuese të kulturës së Katarit që mund të jenë pjesë e propozimeve që do të shqyrtohen nga grupet e punës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img