Thursday, May 2, 2024

Futboll Moshat-Superiore U-17/Vllaznia me dy fitore radhazi, 0-1 në transfertë me Shkëndinë e Durrësit dhe 5-1 në shtëpi me Laçin

Lexo

Ndoshta disi me vonesë, sepse diferenca me kreun është mjaft e madhe, madje me pak shanse edhe për kapjen e zonës Play-Off, por gjatë javëve të fundit duket një reagim shumë pozitiv për Vllazninë U-17. Pas fitores së derbit shkodran me KF Shkodra, skuadra e drejtuar nga trajnerët  Brikeno Bizi dhe Denis Zmijani ka realizuar edhe dy fitore të tjera të rëndësishme në Kampionatin Kombëtarë të kategorisë Superiore.

Për javën e 22-të, Vllaznia ishte mysafire në Durrës duke u ndeshur me ekipin vendas Shkëndija e Durrësit. Ndeshje kjo e mbyllur me rezultatin 0 me 1 në favor të Vllaznisë me gol të shënuar nga Matija në minutën e 67-të. Në sfidën përballë Shkëndisë së Durrësit, trajneri Brikeno Bizi aktivizoi nga minuta e parë këtë formacion: Jukaj, Selmani, Lumçi, Maliqi, Boshti, Cungu, Dodaj, Repaj, Matija, E. Tagili, Kastrati. (Gjatë ndeshjes u aktivizuan edhe Shimaj, Gjolaj, Talanai, Rroku)

Ndërkohë, fitorja tjetër e radhës është realizuar mesditën e sotme, kur Vllaznia U-17 mundi në Shkodër ekipin e Laçit. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” përfundoi me rezultatin e thellë 5 me 1 në favor të Vllaznisë. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2 me 0 falë golave të shënuar Maliqi dhe Dodaj përkatësisht në minutat 30’ dhe 36’. Dodaj do të ishte protagonist edhe në pjesën e dytë duke shënuar edhe dy gola të tjerë, 49’ dhe 60’ duke e çuar në tre numrin e golave të tij personal në këtë ndeshje. Po në këtë pjesë ka realizuar edhe Tafilin në minutën e 52-të, ndërkohë që Gjini do të shënonte në të 70’ duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e thellë 5 me 1 të Vllaznisë U-17.

Me këtë fitore të dytë radhazi, Vllaznia U-17 ngjitet në kuotën e 19-të pikëve, por gjithsesi shumë larg kreut ku Shënkolli dhe Shkëndija e Tiranës kryesojnë me 31 dhe 26 pikë, pa përfshirë rezultatet e kësaj jave.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img