Friday, May 17, 2024

Laçi pa Adolf Selmanin në Shkodër, futbollisti i kombëtares drejt largimit nga skuadra e Duros

Lexo

Vllaznia dhe Laçi do të ndeshen sot në orën 16.00 për gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë. Pak orë përpara kësaj ndeshjeje mësohet se trajneri Shpëtim Duro nuk do të ketë në dispozicion shtatlartin e repartit të prapavijës, Adolf Selmani. Në fakt, mungesa e tij gjatë periudhës së fundit ka ardhur edhe si rezultat i një dëmtimi që pati në përballjen me Tiranën, por ndërkohë, burime pranë kampit kurbinas bëjnë të ditur se Selmani është drejt largimit nga klubit i Laçit.

Akoma nuk dihet përfundimisht destinacioni i Selmanit që njëherazi është edhe pjesë e kombëtares Shpresa U-21, por ajo që të gjithë e pranojnë ka të bëjë me atë se mungesa e tij do të jetë një minus i madh për skuadrën e Duros që sot pretendon kualifikimin në finale e Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që edhe në Kampionat ka synime serioze për titullin kampion.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img