Friday, March 29, 2024

Futboll moshat- Vllaznia U-19 mund 1-3 Internacional Tirana dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë

Lexo

Internacional Tirana-Vllaznia ka qënë njëri nga çiftet e turit të tretë të Kupës së Shqipërisë në futboll për moshat për kategorinë e moshës U-19. Ndeshja e luajtur mesditen e sotme në Kompleksin Internacional Pezë Helmës Tiranë është fituar nga ekipi shkodran me rezultatin 1 me 3. Një fitore kjo që e kalon automatikisht skuadrën kuqeblu në turin gjysëmfinal të Kupës së Shqipërisë duke vijuar kështu garën drejt objektivit të fitimit të trofeut përkatës.

Referuar kronikës së takimit duhet thënë se ai në fakt ka nisur më mirë për ekipin kryeqytetas Internacional Tirana që në një farë mënyre, edhe pse më herët ishte caktuar që ndeshjet të zhvilloheshin të gjitha në kompleksin në fjalë, konsiderohej si i favorizuar pasi luante në shtëpinë e tij. Kështu, goli i Rushitit që kaloi në avantazh Internacional që në minutën e 7-të u duk se po i paraprinte një fitore për vendasit.

Por, në fakt, ai gol shërbeu më shumë që të shkundë dhe të karikojë skuadrën shkodrane, e cila në vazhdim shpërtheu me një lojë plot ritëm dhe klas. Goli i shënuar nga Papaj në minutën e 18-të barazoi shifrat në 1 me 1, rezultat që mbylli edhe pjesën e parë.

Ndërkohë, në 45 minutëshin e dytë, në skenë del Nikaj, i zakonshmi golashënues për skuadrën e Vllaznisë, i cili do të shënonte një dygolësh personal, përkatësisht në minutat 78 dhe 88-të duke i dhënë kështu fitoren e merituar Vllaznisë me rezultatin 1m3 si dhe kualifikimin në turin pasardhës gjysënfinal të Kupës së Shqipërisë.

Fitoret e njëpasnjëshme duke kaluar njërin pas tjetrit turet e Kupës së Shqipërisë, si dhe mbyllja e fazës së parë si kampione e dimrit, pasqyrojnë punën mjaft të mirë që vazhdojnë të bëjnë me skuadrën dyshja e trajnerëve, Luan Zmijani dhe Gjon Kola.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img