Sunday, November 24, 2024

Futboll-Rikthehet Kupa e Shqipërisë, turi i dytë në tre ditë, 12, 13 dhe 14 nëntor

Lexo

Pas emocioneve që dhuruan dy javët e parë të Superligës në kampionat, futbolli shqiptar rikthehet këtë javë me ndeshjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Falë situatës së Covid-19, formula e ballafaqimit edhe për këtë tur do të jetë me vetem një takim. Sektori përkatës në Federaten Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar tre data për zhvillimin e dueleve në fjalë, në përfundim të të cilave ekipi fitues kualifikohet në turin e tretë të këtij kompeticioni. Të enjten e 12 nëntorit, ora13:30 do të luhen këto çifte: Tirana-Korabi, Teuta-Kastrioti, Bylis-Dinamo, Kukësi-Besa, Skenderbeu-Pogradeci dhe Partizani-Apolonia. Një ditë më pas më 13 nëntor, po në orën 13.30 është planifikuar të luhet ndeshja Vllaznia-Elbasani, ndërkohë që më 14 nëntor, ora 13:30, sfida e fundit e këtij turi, Laçi-Egnatia. Nga sa mësohet, edhe për dy turet e tjera do vijohet të luhet me nga një takim, por që në ndryshin nga turet paraardhëse, për turin e tretë çerekfinal dhe atë gjysmëfinal, FSHF do të hėdhë short të lirë, nga ku do të mēsohet edhe klubi prìtës që do të luhen ndeshjet teke të të dyja raundėve kualifìkues.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img