Saturday, April 27, 2024

Futboll-Starton sot Kampionati Kombëtar Superiore 2021, Vllaznia mysafire në Fier përballë Apolonisë

Lexo

Sezoni sportiv 2021-2022. për kampionatin e futbollit të 21-vjeçarëve nis sot me ndeshjet e javës së parë. Ky është edicioni i dytë i Kategorisë Superiore U-21, një risi e Federatës Shqiptare të Futbollit që vendosi vitin e kaluar të merrte këtë iniciativë dhe t’i jepte jetë këtij projekti mjaft të rëndësishëm për futbollin.

KF Bylis, fitues i titullit kampion të sezonit të kaluar, Vllaznia, KF Partizani, KF Tirana,  FK Kukësi, FK Dinamo, KF Laçi, FK Apolonia, KF Egnatia, dhe KF Turbina, janë 10 skuadrat që do të konkurojnë për të përcaktuar fituesin e trofeut të sivjetëm.

Vllaznia në cilësinë e nënkampiones e nis kampionatin me një ndeshje transferte duke qënë mysafire në Fier përballë Apolonisë vendase. Në ndryshim nga sezoni i kaluar kur në pankinë ishte trajneri shkodran Fatjon Hasani, këtë sezon kuqeblutë do të drejtohen nga një trajner i huaj, anglezi Dean Sibson, i cili ka për ndihmës ish futbollistin kuqeblu, Ergi Borshi.

Nga sa bëhet e ditur, skuadra shkodrane është nisur sot në orën 08.00 të mëngjesit drejt qytetit të Fierit, ndërsa në orën 14.00 do të jetë përballja zyrtare në stadiumin “Loni Papuçiu”. Përpos kontigjentit aktual që ka në dispozicion skuadra U-21, me skuadrën kanë udhëtuar sot edhe 5 futbollistë të skuadrës së parë, Paloka, Smajli, Shimaj, Çoba dhe Uhejd Hoxha, të cilët vijnë si përforcim për të kontribuar për skuadrën kuqeblu.

Krahas çiftit, Apolonia-Vllaznia, sot, duke filluar nga ora 14.00 luhen edhe katër çiftet e tjera të Superiores U-21: Turbina-Partizani, Kukësi-Laçi, Dinamoi-Egnatia dhe Tirana-Bylis.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img