Wednesday, December 11, 2024

Futboll Superiore –Java e 24-tërt, mbyllen në barazim pjesët e para në Tiranë dhe Korçë

Lexo

Pas dy takimeve të luajtura ditën e djeshme, ku Vllaznia u mund në stadiumin “Loro Boriçi” nga Bylisi me rezultatin 1-2( Dilaver 15′ / Spahiu 76′,  Anthony(p) 93′) dhe Kukësi barazoi me Apoloninë 1-1 (Ibraimi 45+2′ (p) / Gjata 86),  java e 24-tërt e Superiores së futbollit shqiptar vijon sot edhe me tre takimet e tjera.

Dy prej çifteve kanë startuar në orën 13.00. Në stadiumin “Selman Stermasi” po luhet derbi, Tirana-Partizani ku 45 minutat e para janë mbyllur në barazim 1 me 1. Të parët shënuan të kuqtë me anë të mbrojtësit Belica në minutën e 28-të, ndërkohë që bardheblutë barazuan me një gol spektakël për nga mënyra e realizimit me anë të Hoxhallarit në minutën e 39-të përmes një goditje dënimi. Barazim edhe në stadiumin “Skenderbeu” të Korçës në mes Skenderbeut vendas dhe Laçit myafir. Por, në ndryshim nga derbi i kryeqytetit, këtu barazimi është i bardhë pa gola, 0-0.

Çifti i tretë i ditës së sotme dhe i fundit për këtë javë është ai që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit në mes Teutës vendase dhe Kastriotit mysafir që kemi të bëjmë me një derbi brenda të Qarkut Durrës, takim i cili starton në në orën 16.00.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img