Thursday, April 25, 2024

Partizani fiton derbin me Tiranën 1-2, fiton edhe Laçi në Korçë 0-2, Vllaznia dorëzon kreun pas 24 javësh kampionat

Lexo

Pas 24 javësh kampionat, Vllaznia lëshon kreun e tabelës së klasifikimit. Humbja e kuqebluve dje me Bylisin në “Loro Boriçi” me rezultain 1-2, si dhe fitoret e dy rivalve, Partizanit dhe Laçit bëjnë që tashmë renditja në kreun e tabelës së klasifikimit të ndryshojë. Në vend të parë ngjitet Laçi me 44 pikë, vendi i dytë ka dy skuadra me pikë të barabarta, Partizani dhe Vllaznia me nga 42. Me goleverazh më të mirë 34-16(+18) është Partizani duke spostuar në vend të tretë Vllazninë me goleverazh 29-17(+12).

Në “Selman Stermasi”, dueli i derbit të kryeqytetit, Tirana-Partizani u mbyll me fitoren e të kuqve me rezultatin 1 me 2. Të parët shënuan futbollistët e Partizanit me anë të Belicës në minutën e 28-të, më pas vjen goli i barazimit në të 39-tën me autor Hoxhallarin. Në 45 minutat e dytë, Partizani rigjen golin e dytë të avantazhit në të 59-tën minutë me autor Bardhin, avantazh që qëndon në fuqi deri në fund të ndeshjes duke fiksuar rezultatin 1 me 2 në favor të Partizanit.

Ndërkohë, në sfidën tjetër të luajtur në Korçë, mes Skenderbeut dhe Laçit, ndeshja u mbyll me fitoren e laçjanëve me rezultatin 0 me 2. 45 minutat e para u mbyllën në barazim me rrjeta të paprekura, 0-0, ndërkohë që në fraksionin e dytë të lojës, skuadra mike shënoi dy gola me autor Mazrekaj 58′, Shehu 74′ që i dhanë fitoren me rezultatin 0 me 2.

Java e 24-tërt mbyllet me çiftin, Teuta-Kastrioti që luhet në orën 16.00 në “Niko Dovana”, rezultati i së cilës, në rast të një fitoreve të durrsakëve ndikon sërishmi në pozicionet e skuadave të kreut të renditjes.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img