Sunday, May 5, 2024

Kukësi-Vllaznia 3 me 1. Trajnerët kundërshtarë, Josa dhe Brdariç, flasin pas ndeshjes

Lexo

Mirel Josa(Trajner i Kukësit):

“E kam thënë para ndeshjes, që ne kishim nevojë për pikët. Pikët ishin të domosdoshme, qoftë 1 apo 3. Vllaznia na vuri në vështirësi pjesën e parë. Ne duhet të dilnim më përpara të ndërprisnim sulmet e Vllaznisë. Goli na liroi disi, duhet të ishim më të qetë që të dilnim me logjikë përpara. Efikasitetin e kërkojmë nga lojtarët, kishim raste ku duhet ti zhvillonim sulmet më me logjik. Vllaznia e fitoi topin 2-3 herë në qendër të mesfushës, dhe kjo na bëri pak dëm. Pjesa e dytë Vllaznia na i vështirësoi me futjen e Avdiajt dhe Sisesë. Ne përsëri duhet të ishim shumë më të qetë. Jam shumë i kënaqur me shënimin e golit të tretë, ishte një gol që na qetësoi. Unë nuk e kam menduar situatën që mund të krijohej. Nuk ka Kukësi skuadër që të shkojë në këto situata, futbolli është me fat, lojtarët kanë detyra individuale. Këto detyra do të na japin mundësinë për të vendosur shumë gjëra për të ardhmen. Kam bërë dhe gabim kur kam folur për skuadrat e tjera, kur nuk kisha marrë drejtimin e Kukësit. Fillimisht Vllazninë nuk e diskutoja si skuadër që do dalë kampione. Partizanin e shikoj si një skuadër me stabilitet. Them se Partizani dhe Teuta do t’i ndajnë gjërat bashkë”, tha trajneri i Kukësit, Mirel Josa në prononcimin e tij të pas ndeshjes , Kukësi-Vllaznia, të cilen e fitoi me rezultatin 3-1.

Tomas Brdariç(Trajner i Vllaznisë):

“Humbja e sotme të dhëmb shumë, duhet ta analizojmë këtë disfatë për ndeshjen e rradhës. Gjatë pjesës së parë kishim tjetër strategji, ndryshoi gjithçka për atë që kishim planifikuar, prandaj bëra dhe shumë zëvendësime gjatë pjesës së dytë për të ndryshuar diçka. Nuk është e pranueshme që bëmë shumë gabime në pjesën e parë, nuk kishim presion në këtë takim. Të gjitha ndeshjet janë shumë të rëndësishme, duhet të shkonim për të luftuar. Dilaver bëri pushim sepse ka patur shumë ngarkesë dhe e lamë të pushonte disi nga ngjeshja e shumtë e kalendarit dhe e ndeshjeve. Ne nuk kemi vetëm 11 lojtarë, ne kemi në përbërje kemi shumë lojtarë, Eni Imami duhet të jetë i përgatitur sepse të gjithë lojtarët duhet të jenë të gatshëm për të gjithë pjesët e sezonit.”, u shpreh trajneri i kuqebluve pas ndeshjes, Kukësi-Vllanzia, të cilen e humbi me rezultatin 3 me 1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img